Një numër në rritje njerëzish në mbarë botën besojnë se rrjetet sociale po dëmtojnë demokracinë duke manipuluar dhe përçarë përdoruesit, sipas një sondazhi të ri të Pew Research Center. Studimi përfshiu më shumë se 45 mijë persona në 37 vende.
Sipas rezultateve, shumica e të anketuarve vazhdojnë të mendojnë se rrjetet sociale i ndihmojnë njerëzit të informohen dhe u japin një zë në politikë. Megjithatë, në 16 nga 26 vendet ku kishte të dhëna të krahasueshme me vitet e mëparshme, është rritur përqindja e njerëzve që i konsiderojnë rrjetet sociale të dëmshme për demokracinë.
Shqetësimi është veçanërisht i lartë në disa vende të pasura. Në SHBA, 64% e të rriturve të anketuar thanë se rrjetet sociale dëmtojnë demokracinë. Studimi evidenton gjithashtu shqetësime për përhapjen e thashethemeve, manipulimin e informacionit dhe mënyrën se si algoritmet ndikojnë në përmbajtjen që shohin përdoruesit.











