Emisioni politik dhe i aktualitetit “Të Paekspozuarit”, i drejtuar nga gazetari Ylli Rakipi, pritet të rikthehet së shpejti në ekran, pas një vonese që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Sipas burimeve, “Të Paekspozuarit” do të nisë sezonin e ri në Vizion Plus. Aktualisht po punohet për përgatitjen e studios, ndërsa në ditët në vijim pritet të publikohet edhe spoti që do të njoftojë datën zyrtare të nisjes.
Ndërkohë, shumica e emisioneve të debatit politik dhe aktualitetit kanë nisur sezonin e ri televiziv, ndërsa “Të Paekspozuarit” ende nuk ka bërë rikthimin e tij. Kjo ka shtuar kuriozitetin për formatin dhe mënyrën se si do të vijojë programi në sezonin e ri.
Rikthimi i emisionit pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme, me Ylli Rakipin që do të rikthehet në ekran me debatet, analizat dhe intervistat mbi zhvillimet më të rëndësishme politike dhe aktualitetin në vend.











