• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Vlorën e ka emëruar Edi Rama”, zbardhen diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, PD kërkon mocion me debat

1 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca e Kryetarëve ka diskutuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend, lidhur me përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që çështja të trajtohet nga Kuvendi si pjesë e përgjegjësive të tij institucionale, duke theksuar se mocioni nuk synon të ndërhyjë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Reklamë

Lexo edhe:

Arresti i ish-kreut të SHISH/ PD kërkon mocion me debat, Balla: Kuvendi nuk mund të dublikojë prokurorinë

OECD: Shqipëria me infrastrukturën më të dobët në Ballkanin Perëndimor

Bardhi ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi përgjegjësitë e Kryeministrit dhe institucioneve të tjera të sigurisë lidhur me emërimin dhe veprimtarinë e ish-drejtoreshës së SHISH.

Gazment Bardhi: Mendoj se parafolësi është i lumtur për këtë çështje. Sepse ka arsye të jetë i lumtur për zhvillimet e fundit dhe arsyet dihen. Por, me sa kuptoj, lumturinë e tij ia prish halli i Edi Ramës dhe bëhet edhe ai i palumtur kot, sepse unë besoj që ka arsye të gëzohet.

Së dyti, mocioni për debat që kërkon opozita nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë po bën prokuroria. Nuk ka asnjë rresht në kërkesën tonë për zhvillimin e mocionit që i referohet hetimeve të prokurorisë. Por ne jetojmë në Shqipëri, ka një akt të Kryeministrit dhe të Presidentit që ka dekretuar shkarkimin e shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, sepse, sipas informacioneve, aq sa ç’kanë rrjedhur nga hetimet e prokurorisë, rezulton që të ketë ndihmuar një person në kërkim nga drejtësia dhe ta ketë furnizuar atë me informacione të klasifikuara dhe bëhet fjalë për një person, kreun e një grupi të strukturuar kriminal.

Tani nuk bëhet fjalë për një kriminel ordiner. Është absurde të thuash që çdo institucion tjetër ka rol në këtë diskutim, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të shmanget nga ky diskutim. Nuk mund të ndodhë kjo.

Ngjarja që ka ndodhur, nuk e di, e kuptoni apo jo, por është një ngjarje që mund të ndodhë njëherë në 100 vite. Si rregull, nuk duhet të ndodhë fare në një shtet normal, por mund të ndodhë një herë në 100 vite që shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror të vihet në dispozicion të kreut të një grupi të strukturuar kriminal. Dhe kjo gjë nuk erdhi në mungesë informacioni. Opozita e ka thënë këtë informacion prej të paktën dy vitesh e gjysmë.

Dhe ju keni bërë një qasje: institucionit, institucionit, institucionit! Cilët institucione? Institucionet që janë përgjegjëse për situatën. Po ç’hyn SPAK-u te kërkesa jonë për mocion me debat? Ne kemi kërkuar mocion me debat. Ç’punë kemi ne me SPAK-un? SPAK-u është duke e bërë punën e vet dhe, po të duam ne ta ndalojmë, nuk e ndalojmë dot! Po të doni ju, domethënë.

Kur kishit në dorë për të penguar, siç ishte rasti i Belinda Ballukut, i zbrazëm të gjithë bateritë tuaja. 82 vota, për të penguar Prokurorinë e Posaçme që të hetonte në mënyrë të pavarur. Ai shefi juaj që na e tha se ju nuk pengoni! E penguam pra në mars, të gjithë ju që jeni këtu, përjashto dy a tre veta nga grupi juaj parlamentar, ngritët dorën për të penguar një kërkesë procedurale të prokurorisë për të arrestuar Belinda Ballukun.

Pra, kur ju e keni në dorë, pengoni. Te Vlora s’keni gjë në dorë. Nuk vjen te Kuvendi ajo, se po të kishit dorë, ishin bërë barrikada tek dera hyrëse e Kuvendit. S’kishit lënë prokurorë që të hynte këtu. E kishit futur Vlorën brenda e kishit mbyllur te zyra e Nikos dhe e kishit marrë në mbrojtje, s’ka asnjë diskutim kjo! Po këtu s’keni gjë në dorë. Fatmirësisht.

Thoni: do lëmë drejtësinë të hetojë. Po kush po e pengon drejtësinë? Drejtësia e ka punën e vet. Kuvendi ka punën e vet. Jo. Nuk kemi kërkuar ne as të marrim në pyetje prokurorët, as të marrim të dhëna nga dosja hetimore, se është sekret hetimor, as të pengojmë prokurorinë në këtë çështje. Kemi kërkuar të diskutojmë çështje që janë kompetencë e institucionit që ky Kuvend kontrollon.

A ka përgjegjësi Kryeministri në këtë rast? Po pse vetëm prokuroria e ka për detyrë të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar? Po e gjithë pjesa tjetër e sistemit, SHISH, Policia, Ministria e Brendshme, a kanë për detyrë ta luftojnë korrupsionin edhe krimin e organizuar? E ka përgjegjësi Kryeministri për të luftuar edhe korrupsionin edhe krimin e organizuar. Ka përgjegjësi ekzekutive për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Dhe kur të vjen parlamenti, opozita dhe të thotë: shefin e shërbimit që, në ditën e emërimit, shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, ta ka emëruar një eksponent që rri nga mëngjesi deri në darkë në krimin e organizuar dhe ka të dhëna të besuara që shefja e shërbimit është vënë në shërbim të grupeve kriminale. Çfarë bëtë ju?

Vlorën e ka emëruar Edi Rama. Duhet të vijë të japë llogari Edi Rama. Dhe Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të lejohet të ushtrojë funksionet e veta.

Ju nuk njihni sigurinë kombëtare. Ju njihni sigurinë e Gysit. Ne themi: hajde e flasim për sigurinë kombëtare. Ju thoni jo! Sigurinë kombëtare ia kemi besuar Gysit. Nxirrni Gysin nga burgu dhe mërojeni nënkryetar, dhe e plotësoni këtë gjë. I jepni zgjidhje!

Kryeministër, të vijë dhe të ma thotë cili shërbim i huaj ia kërkoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it. Sepse mund të jetë edhe shërbimi informativ serb. Prandaj do të duhet të vijë ta thotë këtu cili shërbim.

Nga Kategoria

Aktualitet

Arresti i ish-kreut të SHISH/ PD kërkon mocion me debat, Balla: Kuvendi nuk mund të dublikojë prokurorinë

1 Tetor, 2026
Kryesore

OECD: Shqipëria me infrastrukturën më të dobët në Ballkanin Perëndimor

1 Tetor, 2026
Aktualitet

Pas takimit me Ramën, von der Leyen sot vizitë në Kosovë, në fokus procesi i integrimit në BE!

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Vlorën e ka emëruar Edi Rama”, zbardhen diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, PD kërkon mocion me debat

1 Tetor, 2026

Arresti i ish-kreut të SHISH/ PD kërkon mocion me debat, Balla: Kuvendi nuk mund të dublikojë prokurorinë

1 Tetor, 2026

OECD: Shqipëria me infrastrukturën më të dobët në Ballkanin Perëndimor

1 Tetor, 2026

Pas takimit me Ramën, von der Leyen sot vizitë në Kosovë, në fokus procesi i integrimit në BE!

1 Tetor, 2026

Dështon ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbijeton pas dy dozave dhe dërgohet në spital

1 Tetor, 2026

‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar

1 Tetor, 2026

“Ju … motrën, shkoni more!”/ Zbulojnë pajisje përgjuese, 40 të burgosur shqiptarë e italianë përleshen në burgun e Pisës

1 Tetor, 2026

Trump i ashpër me Iranin: Do t’i hedh në erë, ka ardhur koha

1 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.