• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Si u tradhtua Erion Veliaj nga të gjithë miqtë e tij

30 Shtator, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestimi i Erion Veliajt, tronditi nga themelet politikën shqiptare. Prangosja e tij, ishte nga ato lloj zhvillimesh që mund të ri-vizatonte arkitekturën e peshave të rënda në mazhorancë e më gjerë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky zhvillim, sillte një situatë të paprecedentë edhe për bashkinë kryesore në vend. Punonjësit e saj, u mblodhën në një format të panjohur më herët.

Zyrtarisht u prezantua si takim pune, por përmbajtja solli një tjetër perceptim.

Lexo edhe:

Shpërndarja e materialeve intime, Policia e Tiranës nis hetimin

Zelenskiy viziton vijën e frontit: Forcat ukrainase kanë bërë përparime

Ndërsa Veliaj përballej me seancën e verifikimit të masës së sigurisë, qindra mbështetës të Partisë Socialiste u mblodhën pranë Gjykatës së Posaçme, me pankarta e thirrje në mbështetje të kryebashkiakut…

Protesta para SPAK-ut zgjati vetëm ditën e vlersimit të masës së sigurisë….

Mjaftuan disa mesazhe politike që fotografia të ndryshonte krejtësisht.

Në fillim, shumë njerëz të afërt me Veliajn u rreshtuan krah tij publikisht.

Deputeti socialist Etjen Xhafaj reagoi menjëherë pas arrestimit me një mesazh të hapur mbështetjeje.

Edhe zëra të tjerë brenda Partisë Socialiste folën për prezumimin e pafajësisë dhe për masën e arrestit por kjo lloj mbështetje zgjati shumë pak……. Për këtë, duket se u kujdes personalisht Edi Rama përmes një mesazhi në WhatsApp të socialistëve…

“Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve! STOP! Mbështetja jonë për SPAK-un, mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme”.

Që nga ai moment, protestat anti-SPAK u ndalën, edhe pse momentet e para të arrestimit të Veliajt u konsideruan si reagime spontane të militantëve…

Edhe Etjen Xhafaj më pas, u detyrua të bënte një meaculpa teksa në një intervistë deklaroi se ishte keqkuptuar…

Në politikë, ndonjëherë tërheqja flet më shumë se deklarata.

Ajo që deri atëherë dukej si mbështetje e një familjeje politike, shumë shpejt u kthye në një heshtje të organizuar.

“Ekziston edhe një teori tjetër që është e kritikëve të PS dhe jo vetëm të Velisë dhe Ramës që në fakt Rama është ai që e ka çuar Veliajn pas hekurave duke pretenduar një kontroll ndaj SPAK, që personalisht po e parathem që nuk e besoj këtë teori”, u shpreh analisti, Alban Dudushi.

“Flasim për një politikë dhe një qeverisje jo në binarë, jo në shina normale, sipas rregullave të lojës, sipas rregullave demokratike, sipas zbatimit të ligjit, këtu flasim për luftë territoresh të ngjashme me organizata të jashtligjshme, kriminale do thosha unë. Fuqia ty të vjen  nga politika nga posti është një gjë, por të rekrutosh me mjete të jashtëligjshme është territor tjetër dhe është fenomen tjetër”, u shpreh Arion Sulo, analist.

Kryebashkiaku mbeti vetëm përballë SPAK-ut në fatin e tij penal. Dhe kjo heshtje vazhdon sot e kësaj dite edhe pse, qëndrimi zyrtar i mazhorancës e konsideron të pajustifikuar paraburgimin e Erjon Veliajt.

InsideStory kontaktoi disa prej figurave socialiste që konsideroheshin njerëzit më të afërt të ErionVeliajt, mes tyre Ministrin e Drejtësisë Toni Gogo, i cili është njeriu i raporteve me sistemin, por, asnjë përgjigje…

Në heshtje e ka kaluar edhe miku i tij i vjetër Fatmir Xhafaj, njeriu që në zgjedhjet e vitit 2021, pasi u nxorr në listën e hapur, pati mbështetjen e pakufizuar të Veliajt për të shkuar në Parlament.

Po ashtu, këtij interesi për të komentuar situatën e Veliajt nuk iu përgjigj as ish krahu i djathtë i tij Arbian Mazniku, i cili u promovua dikur si numri 2 i bashkisë e më tej pjesë e qeverisë. Pa harruar rrugën e tyre në shoqërinë civile. Ne i jemi drejtuar me një kërkesë për intervistë edhe kreut të grupit socialist Taulant Balla, socialistëve të vjetër Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi, anëtarëve të këshillit bashkiak Megi Fino dhe Alfred Muharremi, por asnjë përgjigje…

Asnjë koment as nga emra të rinj protagonistë publikë si Sara Mila, Briseida Çakërri apo Aulona Bylykbashi, të cilat konsideruan se janë rishtare në selinë rozë… Ndoshta, heshtja është një mesazh i qartë i lënies së Veliajt në fatin e vetë…/Top Channel

Nga Kategoria

Aktualitet

Shpërndarja e materialeve intime, Policia e Tiranës nis hetimin

30 Shtator, 2026
Bota

Zelenskiy viziton vijën e frontit: Forcat ukrainase kanë bërë përparime

30 Shtator, 2026
Aktualitet

Përfundon pas më shumë se 4 orësh protesta e 123 në Tiranë

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Si u tradhtua Erion Veliaj nga të gjithë miqtë e tij

30 Shtator, 2026

Shpërndarja e materialeve intime, Policia e Tiranës nis hetimin

30 Shtator, 2026

Rusia paralajmëron NATO-n për armët bërthamore, tensionet rriten në Baltik

30 Shtator, 2026

Zelenskiy viziton vijën e frontit: Forcat ukrainase kanë bërë përparime

30 Shtator, 2026

Përfundon pas më shumë se 4 orësh protesta e 123 në Tiranë

30 Shtator, 2026

Sulmi i dështuar në bazën britanike, dyshime për përfshirjen e Iranit

30 Shtator, 2026

Arrestohen dy gra nën dyshimin për spiunazh në Serbi

30 Shtator, 2026

Presidenti Begaj takohet me Von der Leyen: Ne besojmë në rrugën e reformave

30 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.