Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mbrëmjen e kësaj të mërkure ku një shtetase ka vendosur që t’i japë fund jetës.
Përmes një njoftimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se rreth orës 17:00 të ditës së sotme, në Lagjen e Re të Përmetit, një 40-vjeçare me ininciale D.J, është vetëhedhur nga pallati ku banonte.
Në gjendje të rënduar psikologjike, 40-vjeçarja ka ndërmarrë këtë veprim ekstrem dhe fatkeqësisht ka humbu jetën.
“Më datë 30.09.2026, rreth orës 17:00, në Lagjen e Re, shtetasja D. J., rreth 40 vjeçe, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.











