Mbi 45 mijë nxënës në më shumë se 100 qytete të Gjermanisë bojkotuan mësimin të premten dhe dolën në protesta kundër planeve për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Protestat u zhvilluan në një kohë kur Gjermania ka nisur kontrollet mjekësore për 18-vjeçarët meshkuj.
Protestuesit kundërshtojnë jo vetëm rikthimin e detyrimit për shërbimin ushtarak, por edhe kontrollet e detyrueshme mjekësore. Sipas organizatorëve, lëvizja synon të vazhdojë protestat derisa çështja e shërbimit të detyrueshëm të hiqet nga axhenda.
Gjermania e pezulloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2011. Sipas planit aktual, shërbimi fillimisht bazohet te vullnetarët, ndërsa nëse numri i tyre nuk mjafton, Bundestagu mund të vendosë për rikthimin e detyrimit.











