• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Dosjet e Edi Ramës kundërmojnë nga të 4 anët” – Berisha rendit skandalet: Kryeministri duhet të pyetet për Ergys Agasin, Arubën, KAYO-n dhe…

21 Shtator, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të masës detyrim paraqitje. Pasi doli nga Prokuroria, ai shënjestroi kryeministrin Edi Rama, duke renditur disa skandale, dhe duke theksuar se dosjet e tij kundërmojnë nga të gjitha anët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai tha se në SPAK “duhet të futeshe me maskë ose me antigaz”, duke iu referuar, sipas tij, dosjeve që lidhen me kryeministrin Edi Rama. Kryedemokrati theksoi se Rama duhet të thirret në Prokurori për për çështje që, sipas tij, lidhen me krimin elektoral, inceneratorët, portin e Durrësit, çështjen Becchetti, AKSHI-n me Ergys Agasin e Ermal Beqirin, IPARD-in, kompaninë KAYO dhe të tjera.

Pjese nga fjala e Berishes:

Lexo edhe:

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

Aty duhet të futeshe me maskë ose me antigaz sepse dosjet e Edi Ramës kundërmonin në të katër anët.

Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: a duhej thirrur Edi Rama për 50 dosjet e krimit elektoral?

Për dosje në të cilat ai është vetë në telefon, 339 dhe 184.

A duhej thirrur për 400 milionë euro të zhdukura për inceneratorët?

Asnjë nga djegësit, që shkojnë në total 400 milionë euro, nuk punon, nuk ekziston. Të gjitha me frmën e tij dhe Edi Rama vazhdon të vjedhë shqiptarët.

A duhej thirrur Edi Rama në këtë seksion të PS, për portet e Shqipërisë, për portet e Durrësit dhe portet e tjera që janë afera më e madhe e korrupsionit në Evropë, që shkojnë të paktën katër miliardë euro?

Por shkojnë edhe miliarda euro gjoba për shqiptarët në çmimet e të gjitha mallrave që blejnë, pasi gjer para pak vitesh, ata mallrat i merrnin nga portet e tyre, kurse sot paguajnë çmimin e transportit të mallrave nga portet e vendeve fqinjë.

Dhe kjo është një nga arsye se pse çmimet në Shqipëri rriten në mënyrë stratosferike.

Por përveç kësaj, për ndërtimin e portit në Porto Romano, shqiptarët duhet të paguajnë nga taksat e tyre 1.2 miliardë dollarë.

A duhej të pyetej Edi Rama nga skllevërit e tij në këtë institucion për rrugët që ndërtohen me çmime 6 deri në 10 herë më të larta se në Evropë?

A duhej të pyetej Edi Rama për gjobën prej 120 milionë euro që i bëri shqiptarëve me aferën Beketi?

A duhet të pyetet Edi Rama për kontratën me të cilën gjobit shqiptarët me 130 milpionë, dhe anulimi i së cilës do të kushtojë 700 milionë euro sepse Rama do të marrë aksionet e tij?

A duhet të pyetet Edi Rama për takimin në Aruba, në të cilin morën pjesë trafikantët, ndërtuesit, dhe morën pjesë të dërguarit e Edi Ramës, emrat e të cilëve i mbajnë sekret skllevërit e tij?

A duhej të pyetej Edi Rama për AKSHI-n, në të cilin familjarisht ka grabitur mbi 600 milionë euro?

A duhej të pyetej Edi Rama për rolin e Ergys Agasit, i cili është i filmuar dhe fotografuar në të gjitha format?

A duhej të pyetej Edi Rama për urdhrat që i ka dhënë Ermal Beqirit për operacionet më të ndyra ndaj shqiptarëve dhe të huajve në Shqipëri?

A duhej të pyetej Edi Rama për të gjitha portet dhe pronat e ushtrisë, të dhëna me firmën e tij jo të presidentit të Republikës, klientelës së tij?

A duhej të pyetej Edi Rama për IPARD-in? Mori këshilltare ministren e cila gjobiti fermerët shqiptarët me 130 milionë euro para të IPARD-it për shkak të vjedhjes së tyre.

A duhej të pyetej Edi Rama për KAYO-n e tij, në të cilin i jep kompanisë 40 milionë euro, blen makinat dhe ato makina i blen qeveria? A ndodh në botë një skemë e tillë vjedhje si këtu?

Nga Kategoria

Ekstra

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

12 Nëntor, 2026
Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Skandali me tokat në Fier, 5 urdhërarreste për tjetërsimin e pronës shtetërore! (Emrat)

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

12 Nëntor, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

12 Nëntor, 2026

Skandali me tokat në Fier, 5 urdhërarreste për tjetërsimin e pronës shtetërore! (Emrat)

12 Nëntor, 2026

Hipën për të vjedhur një apartament, hajduti mbetet i varur në dritare (VIDEO)

12 Nëntor, 2026

U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia në fund të fundit

12 Nëntor, 2026

Prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit

12 Nëntor, 2026

Zhdukja e papritur e gazetarit Elton Tozaj, zbulohet e vërteta

12 Nëntor, 2026

Real Madrid drejt shifrës marramendëse, synon 1.4 miliardë euro të ardhura

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.