Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se kërcënimi që Rusia paraqet për Francën dhe Europën është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit.
Pas një takimi në Paris me drejtuesit e partive politike dhe kandidatët për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, Macron tha se Europa po përballet me një rritje të “kërcënimit hibrid rus”.
Sipas presidentit francez, bëhet fjalë për një sërë kërcënimesh që kërkojnë një përgjigje të koordinuar. Ministri i Brendshëm Laurent Nunez deklaroi se të gjitha strukturat përkatëse të shtetit do të mobilizohen për t’u përballur me rreziqet e reja.
Macron nuk dha detaje të hollësishme për incidentet konkrete që Franca ia atribuon Rusisë, por paralajmërimi vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Moskës dhe vendeve europiane, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.
Autoritetet franceze pritet të forcojnë masat për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe institucioneve të vendit.











