• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Shqipëria dënon aktgjykimin e Hagës, Kuvendi me deklaratë: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirimin

17 Shtator, 2026
tek Kosova, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një draftdeklaratë të përbashkët në lidhje me vendimin e djeshëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku u dënuan në total me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Deklarata e cila u lexua nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi, shprehte mosdakordësinë dhe e konsideron si të padrejtë vendimin ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së. Ndërsa po ashtu nënvizohet se pa sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historia e çlirimit të Kosovës nuk mund të kuptohet.

“Ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes dhe për të fituar të drejtën për të jetuar të lirë në vendin e vet. Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, dhunës, spastrimit etnik dhe genocidit të kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviçit”, theksohet në deklaratë.

Lexo edhe:

Jensen Huang: nga një yll i inteligjencës artificiale te skandali që i kushtoi drejtimin e Nvidia

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

Sa i përket aktgjykimit, në deklaratë shtohet se vendimi i djeshëm nuk mun dtë rishikojë historinë e një populli. Kuvendi ka shprehur shqetësimin për stadardet e dyfishta që Gjyakata e Hagës ka mbajtur në të shkuarën, përfshirë edhe me kriminelët serb si Ratko Mladiç, cenojnë kujtesën e viktimave.

“Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Kuvendi pret që të gjitha mjetet juridike dhe shkallët e mëtejshme të procesit të ndiqen deri në fund, duke garantuar respektimin e plotë të standardeve të procesit të rregullt ligjor”, thuhet më tej.

Po ashtu bëhet thirrje që Kuvendi i Shqipërisë, duhet të koordinojë veprimet me Kuvendin e Kosovës për këtë çështje.

Deklarata:

“MBI AKTGJYKIMIN E DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË PËR HASHIM THAÇIN, KADRI VESELIN, REXHEP SELIMIN DHE JAKUP KRASNIQIN”

Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë me një vendim që e konsideron thellësisht të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kuvendi i Shqipërisë rithekson një të vërtetë historike që nuk mund të relativizohet: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes dhe për të fituar të drejtën për të jetuar të lirë në vendin e vet. Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, dhunës, spastrimit etnik dhe genocidit të kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviçit. Pa luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtimit gjakatar serb, historia e çlirimit të Kosovës nuk mund të kuptohet. UÇK-ja ishte forcë vendimtare e rezistencës së popullit të Kosovës dhe e rrugës që çoi drejt çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së saj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë të pandashëm nga kjo histori, nga lufta për çlirim dhe nga rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së saj.

Një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli. Nuk mund të zhbëjë karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës apo të barazojë agresorin me viktimën. Nuk mund të zhbëjë sakrificën e UÇK-së.

Kuvendi shpreh shqetësimin e thellë për standardet e dyfishta në trajtimin e së kaluarës së përgjakshme të rajonit. Nderimet publike dhe shtetërore që u rezervohen personave të dënuar për krime lufte, si edhe glorifikimi i figurave të lidhura me gjenocidin dhe spastrimin etnik, përfshirë Ratko Mladiçin, cenojnë kujtesën e viktimave, pengojnë pajtimin dhe bien ndesh me vlerat europiane.
Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje të Serbisë dhe Rusisë për ta instrumentalizuar politikisht këtë proces, për të relativizuar krimet e regjimit të Miloševićit dhe për të delegjitimuar luftën çlirimtare, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me Kosovën, popullin dhe institucionet e saj, si dhe pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe familjeve të tyre.

E palëkundur mbetet bindja jonë në pafajësinë e tyre dhe po aq e palëkundur mbetet e vërteta historike: UÇK-ja luftoi për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Kuvendi pret që të gjitha mjetet juridike dhe shkallët e mëtejshme të procesit të ndiqen deri në fund, duke garantuar respektimin e plotë të standardeve të procesit të rregullt ligjor.

Kuvendi i Shqipërisë angazhohet që:

Në të gjitha forumet ndërkombëtare të denoncojë krimet e regjimit serb të Slobodan Milosheviçit në Kosovë, përfshirë aktet gjenocidale, krimet e luftës dhe dhunën seksuale gjatë luftës; të kërkojë drejtësi për viktimat dhe të dënojë mungesën e angazhimit të autoriteteve serbe për zbardhjen e këtyre krimeve, vendosjen e përgjegjësisë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat.

Të koordinojë veprimet me Kuvendin e Kosovës, dhe i bën thirrje të dyja Qeverive tona që gjithashtu të koordinojnë veprimet, me qëllim korrigjimin e kësaj padrejtësie në rrugë institucionale.

Tags: hagekuvendishqiperiuck

Nga Kategoria

Bota

Jensen Huang: nga një yll i inteligjencës artificiale te skandali që i kushtoi drejtimin e Nvidia

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Shqiptarët janë populli më jetëgjatë në rajon, mosha mesatare arrin 80.1 vjet në 2026

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Jensen Huang: nga një yll i inteligjencës artificiale te skandali që i kushtoi drejtimin e Nvidia

12 Nëntor, 2026

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

12 Nëntor, 2026

Shqiptarët janë populli më jetëgjatë në rajon, mosha mesatare arrin 80.1 vjet në 2026

12 Nëntor, 2026

Materazzi rikthehet te goditja e Zidane: “Falënderoj Zotin që nuk përfundoi në tragjedi”

12 Nëntor, 2026

Nicolas Jackson shkëlqen me Aston Villën, shpallet lojtari i muajit në Premier League

12 Nëntor, 2026

Të dëmtuar me Kombëtaren, gati me klubet? Rastet që po ndezin debatin në Europë

12 Nëntor, 2026

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

12 Nëntor, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.