Fabián Ruiz beson se sukseset e arritura gjatë sezonit e vendosin mes kandidatëve seriozë për Topin e Artë 2026. Mesfushori i PSG-së dhe Spanjës ka veçuar mbi të gjitha trofetë e fituar si argumentin e tij kryesor.
“Për sa u përket trofeve, askush nuk ka bërë më mirë se unë”, deklaroi spanjolli, duke dhënë një mesazh të qartë përpara votimit.
Fabián ishte pjesë e PSG-së që triumfoi në Champions League dhe më pas luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e Spanjës në Kupën e Botës. Mes kandidatëve për Topin e Artë 2026, ai është i vetmi që ka fituar si Champions League, ashtu edhe Botërorin gjatë periudhës së marrë në konsideratë.
Ndryshe nga disa prej rivalëve që mbështeten më shumë te golat dhe statistikat individuale, 30-vjeçari e ndërton kandidaturën e tij mbi suksesin kolektiv dhe trofetë më të rëndësishëm të sezonit.











