Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri.
Sipas burimeve paraprake, në mbledhjen e qeverisë, të parashikuar për në orën 10:00, Rama pritet të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Në vend të tij pritet të emërohet Ervin Demo.
Prej javësh kanë qarkulluar zëra për ndryshime në kabinetin qeveritar. Kryeministri nuk foli për to në mbledhjen e Asamblesë së PS.
Ndryshimet pritet të nisin pikërisht me Ministrinë e Brendshme, pas ndryshimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe pritet për t’u parë se ku do të ketë ndërhyrje të nevojshme.
Deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar.










