Italia zgjat masën për uljen e akcizës së naftës, duke i dhënë edhe një javë kohë konsumatorëve dhe bizneseve për të përfituar nga çmimi i reduktuar i karburantit.
Vendimi është marrë nga qeveria italiane në kuadër të paketës së masave për të amortizuar efektet e rritjes së çmimeve të karburanteve.
Sipas mediave italiane, ulja e akcizës do të vijojë të zbatohet deri më 17 shtator. Afati fillestar skadonte në mesnatë, por ekzekutivi ka vendosur ta shtyjë masën me shtatë ditë.
Zgjatja synon të frenojë ndikimin që shtrenjtimi i karburanteve po krijon te familjet dhe aktivitetet ekonomike, duke mbajtur përkohësisht më të ulët barrën fiskale mbi naftën.
Masa do të mbetet në fuqi deri në përfundim të afatit të ri, më 17 shtator, kur do të duhet të merret një vendim i mëtejshëm për vijimin ose jo të uljes së akcizës.











