Protesta e 102-të e qytetarëve në Tiranë u shoqërua me tensione dhe të papritura nga ana e protestuesve të cilët zgjodhën të bllokonin kryqëzimet nëpër kryeqytet, duke penguar kështu qarkullimin e makinave.
Bëhet me dije se Policia ka shoqëruar 14 persona dhe është vënë në pranga një person.
Sipas raportimeve, 14 personat e shoqëruar janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Bllokim rruge” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, debati mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë u agravua deri në përplasje fizike. Shkaku për këtë përplasje u bë refuzimi i protestuesve për të liruar rrugët e Tiranës, ndërkohë që një pjesë e qytetarëve e kishin të nevojshme për të qarkulluar me mjetet e tyre.
Në lidhje me këto tensione ka reaguar dhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka dënuar sjelljen e turpshme të protestuesve karshi qytetarëve. Ndërsa ka kërkuar dhe reagimin e demokratëve europianë në lidhje me këtë situatë.











