Në Tiranë mbahet sot dita e 102-të e tubimit kundër klasës së vjetër politike.
Kësaj radhe, disa prej protestuesve kanë bllokuar rrugën te ura e madhe në unazë, duke mos lejuar makinat të kalojnë.
Ndërkohë, disa prej protestuesve të tjerë kanë vijuar me itinerarin e tyre, duke mbajtur fjalime përpara Kryeministrisë, ku fokusin e kishin te videoja e përplasjes së një dite të parë mes tubuesve dhe deputetes Iris Luarasi.
Ndërkohë, ata paralajmëruan dhe një protestë kombëtare me prezencën e diasporës më 12 shtator.











