• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 9 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Berisha-kongresmenit amerikan: Paratë e drogës po përdoren nga Rama për të manipuluar zgjedhjet

9 Shtator, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kongresmenin republikan Pete Sessions, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike në Shqipëri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se gjatë takimit u diskutua për ndikimin e krimit të organizuar dhe parave të drogës në politikë dhe zgjedhje. Sipas tij, këto fenomene po minojnë demokracinë dhe institucionet e pavarura në Shqipëri.

Në takim, Berisha ngriti gjithashtu shqetësimin për kontrollin e qeverisë mbi institucionet e drejtësisë, duke akuzuar kryeministrin Rama se po e përdor drejtësinë si “armë politike” kundër opozitës. Ai përmendi edhe çështjen e Belinda Ballukut, duke pretenduar se Rama ka bllokuar hetimin ndaj saj përmes mbrojtjes së saj politike.

Lexo edhe:

SPAK thellon hetimin për Belinda Ballukun

BKH “lëshohet” në Palasë! Sekuestrime pasurish, rëndohet pozita e Belinda Ballukut

Sipas Berishës, u diskutua edhe nevoja për një qeveri teknike në Shqipëri, si një hap për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe rikthimin e besimit te institucionet.

Reagimi i plotë:

Takim me Kongresmenin Pete Sessions: Diskutuam mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsën zgjedhore, nevojën për qeveri teknike në Shqipëri

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të rëndësishëm me anëtarin e Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes, kryetarin e Nënkomisionit të Operacioneve Qeveritare, Kongresmenin Pete Sessions. Diskutimi ynë u përqendrua në problemet madhore me të cilat përballet Shqipëria, kryesisht trafiku i drogës dhe narkoshteti, korrupsioni galopant dhe ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë në manipulimin e proceseve zgjedhore.

Lufta ndaj karteleve të drogës dhe ndikimi te zgjedhjet u trajtuan gjerësisht në këtë takim.

Gjatë takimit u vu theksi te qëndrimet e shprehura nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, sipas të cilëve partneriteti strategjik me Shqipërinë synon në radhë të parë luftën pa kompromis ndaj trafikut dhe karteleve të drogës. U denoncua fakti se krimi i organizuar dhe paratë e drogës, të lidhura me nivelet më të larta të qeverisjes, po përdoren nga administrata dhe qeveria e sotme e Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet, për të kontrolluar pushtetin dhe për të pastruar paratë e drogës.

E njohëm kongresmenin amerikan me situatën jashtëzakonisht të vështirë ku ndodhet vendi. Kryeministri Rama ka shkatërruar Kushtetutën dhe të gjitha institucionet e pavarura, duke përqendruar në duart e tij një pushtet absolut që prodhon korrupsion absolut. Po ashtu, ngritëm shqetësimin se qeveria kontrollon plotësisht drejtësinë dhe po e përdor atë si armë politike kundër opozitës, me qëllim mbajtjen e pushtetit. Ai refuzoi t’i heqë imunitetin Ballukut, duke i bllokuar kështu haptas drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.

Në këtë takim e falënderuam Kongresmenin Sessions për interesin e tij për zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, luftën kundër karteleve të drogës dhe politizimin e drejtësisë. Takimi ishte i hapur. Në takim merrnin pjesë z. Bert Misuzawa, kandidat republikan për Senat në Shtetin e Virxhinias, dhe Gjenerali Zapanta.

Nga Kategoria

Aktualitet

SPAK thellon hetimin për Belinda Ballukun

9 Shtator, 2026
Aktualitet

BKH “lëshohet” në Palasë! Sekuestrime pasurish, rëndohet pozita e Belinda Ballukut

9 Shtator, 2026
Aktualitet

Shpërthimi në karburantin te Brryli. Policia shoqëron 4 persona, mes tyre administratori i biznesit dhe drejtuesi teknik

9 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha-kongresmenit amerikan: Paratë e drogës po përdoren nga Rama për të manipuluar zgjedhjet

9 Shtator, 2026

SPAK thellon hetimin për Belinda Ballukun

9 Shtator, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme, nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi

9 Shtator, 2026

BKH “lëshohet” në Palasë! Sekuestrime pasurish, rëndohet pozita e Belinda Ballukut

9 Shtator, 2026

Juventus në alarm nga dëmtimet: 18 raste, tre operacione dhe 200 ditë mungesa

9 Shtator, 2026

Messi arrin marrëveshje për të blerë klubin e dytë në Spanjë, pritet të bëhet aksioneri kryesor i Eldense

9 Shtator, 2026

Pedri rrëfen rrugëtimin e tij: nga prova e dështuar te Real Madridi te ëndrra e realizuar me Barcelonën

9 Shtator, 2026

Rodri kërkon falje pas komenteve për Valencian: telefonon Gayàn pas videos virale

9 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.