• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kosova tenton sot të konstituojë Kuvendin, AAK bojkoton seancën

9 Shtator, 2026
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova do të bëjë sot një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por seanca nis me një tjetër përçarje mes forcave politike. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur ta bojkotojë seancën e 9 shtatorit që nis në 11:00, ndërsa LDK dhe PDK kanë konfirmuar se deputetët e tyre do të marrin pjesë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se vendimi është marrë nga shumica dërrmuese e deputetëve dhe drejtuesve të partisë.

“Dua me ju treguar që sot Aleanca ka konfirmuar vullnetin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të anëtarëve të kryesisë që nesër mos me marrë pjesë edhe mos me e legjitimuar shkeljen e vazhdueshme dhe brutale të Kushtetutës së Kosovës nga partia që ka fituar zgjedhjet”, deklaroi Gjini.

Lexo edhe:

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

Sipas tij, mënyra si janë thirrur seancat për konstituimin e Kuvendit përbën shkelje të Kushtetutës. Ai shtoi se Aleanca do të kishte marrë pjesë nëse seanca do të ishte thirrur brenda afateve që, sipas interpretimit të saj, parashikon Kushtetuta dhe paralajmëroi se opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe nga AAK, LDK dhe PDK kanë vendosur të jenë në sallë. Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, tha se grupi parlamentar do të kontribuojë në konstituimin e institucioneve.

“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj”, tha ajo.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se Kosova ka nevojë për një Kuvend të konstituuar.

“Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituuar Kuvendi. Ne çdo 48 orë kemi qenë në Kuvend”, tha Hamza.

Seanca është thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. Ajo vjen pasi më 31 gusht LVV dhe LDK arritën një marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, megjithëse mbështetja për të mbetet e pasigurt për shkak të kundërshtimeve brenda LDK-së.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Vetëvendosja do të jetë në seancë, por nuk ka bërë të ditur nëse do të propozohet menjëherë kandidati për kryetar të Kuvendit apo do të kërkohet sërish kohë shtesë.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhej të konstituohej brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat që ka përfunduar më 7 gusht.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve.

Më pas i hapet rrugë mbajtjes së seancave për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit të ri të vendit..

Pavarësisht se Vetëvendosja ka bërë të ditur se i siguron 61 votat për formimin e qeverisë, situata mbetet e ndërlikuar për zgjedhjen e presidentit. Marrëveshja e arritur me LDK-në për kandidimin e Bekim Sejdiut është vënë në pikëpyetje, pasi gjashtë deputetë të kësaj partie kanë dalë publikisht kundër.

Aktualisht, Vetëvendosja ka 53 deputetë dhe mbështetet edhe te 10 deputetët e komuniteteve joshumicë. Me pjesën e LDK-së që mbështet marrëveshjen, numri i votave shkon në 74, ndërsa PDK dhe Aleanca nuk kanë dhënë mbështetje për kandidaturën e Sejdiut.

Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet me 80 vota në dy raundet e para. Nëse kjo shumicë nuk arrihet, votohet në raundin e tretë, ku mjaftojnë 61 vota, por vetëm nëse në sallë janë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

Ndërkohë, Albin Kurti ka deklaruar se bisedimet me forcat politike do të vazhdojnë edhe pas seancës, me synimin për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe për të shmangur shkuarjen në zgjedhje.

Nga Kategoria

Ekstra

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

12 Nëntor, 2026
Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Skandali me tokat në Fier, 5 urdhërarreste për tjetërsimin e pronës shtetërore! (Emrat)

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Jensen Huang: nga një yll i inteligjencës artificiale te skandali që i kushtoi drejtimin e Nvidia

12 Nëntor, 2026

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

12 Nëntor, 2026

Shqiptarët janë populli më jetëgjatë në rajon, mosha mesatare arrin 80.1 vjet në 2026

12 Nëntor, 2026

Materazzi rikthehet te goditja e Zidane: “Falënderoj Zotin që nuk përfundoi në tragjedi”

12 Nëntor, 2026

Nicolas Jackson shkëlqen me Aston Villën, shpallet lojtari i muajit në Premier League

12 Nëntor, 2026

Të dëmtuar me Kombëtaren, gati me klubet? Rastet që po ndezin debatin në Europë

12 Nëntor, 2026

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

12 Nëntor, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.