Ish-zyrtari i lartë socialist, Arben Ahmetaj në një rrëfim nga Zvicra ka premtuar se do të kthehet nga arratia për t’u përballur me drejtësinë dhe kryeministrin Edi Ramën, atë që ai e ka cilësuar si një “yll” që ndriçonte shpresat e shqiptarëve dikur, ndërkohë që tani e ka zhytur vendin në errësirë.
“Një ditë do vij unë në Tiranë, por nuk do vij për segmentet e SPAK. Le të mundohen jo po ekstraidm jo, do vij vetë do përballem ,kur të çlirohet”, tha Ahmetaj ndër të tjera.
Pjesë nga fjala:
E kam dashur sikur ta kisha vëllain tim dikur. As ma mori mendja që do kthehej nga ai yll iqë do ndriçonte në njeriun që e zhyti Shqipërinë në errësirë dhe ja dorëzoi krimit të organizuar. Kam dhe një falje tjetër.
Unë po vuaj mëkatin tim të besimit ndaj këtij. I kërkoj dhe një të falur Fatos Lubonjës. I kërkoj të falur se e kam paragjykuar dikur kur fliste për të dhe i kanë dalë të gjitha fjalët.
Kreu i organizatës le ti organizojë të gjithë, çfarë të dojë ky, këtu jam unë. Një ditë do vij unë në Tiranë, por nuk do vij për segmentet e SPAK. Le të mundohen jo po ekstradim jo, do vij vetë do përballem ,kur të çlirohet. Dhe po i them protestës mos e ndaloni edhe kur ky të bjerë, deri në qeveri teknike. Popull shqiptar mos e ndaloni protestën, deri kur të krijohet një qeveri teknike.











