Federico Dimarco do të mungojë në supersfidën ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabéu”. Mbrojtësi i majtë i Interit nuk do të udhëtojë me skuadrën pas një shqetësimi në gjurin e majtë.
Dimarco pësoi një ndrydhje të lehtë në ndeshjen ndaj Napolit. Edhe pse vazhdoi lojën dhe madje asistoi Lautaron për golin e 2-1, dhimbjet e detyruan të kërkonte zëvendësimin në minutën e 62-të.
Kontrollet mjekësore kanë përjashtuar probleme serioze, por Interi ka vendosur të mos rrezikojë. Dimarco do të qëndrojë në Milano për t’u rikuperuar plotësisht.
Në mungesë të tij, Carlos Augusto pritet të luajë në krahun e majtë ndaj Real Madridit.











