David Alaba është ende pa skuadër pas mbylljes së merkatos, por interesimi për të nuk mungon. Mbrojtësi austriak po ndiqet nga disa klube të mëdha europiane.
Sipas Corriere dello Sport, Lazio është një nga klubet më serioze për 34-vjeçarin dhe po shqyrton mundësinë për ta afruar si lojtar të lirë. Pengesa kryesore mbetet paga, pasi Alaba kërkon rreth 3 milionë euro në sezon.
Edhe Roma ka hyrë në garë dhe raportohet se ka kontaktuar përfaqësuesit e ish-lojtarit të Real Madridit.
Përveç dy klubeve italiane, situatën po e monitorojnë edhe Manchester United dhe Barcelona, ndaj Alaba ka disa alternativa për të zgjedhur ekipin e tij të ardhshëm.











