• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VIDEO)

5 Shtator, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një avion luftarak F-4 Phantom është rrëzuar të shtunën pasdite gjatë aktivitetit ajror Athens Flying Week, në Tanagra të Greqisë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy pilotët që ndodheshin në bord.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

VIDEO KETU

Momenti i rrëzimit është regjistruar në video nga spektatorët dhe pamjet janë publikuar në rrjetet sociale. Në video, avioni shihet duke fluturuar në lartësi të ulët, më pas humb gradualisht humbur lartësi përpara se të përplaset me tokën.

Lexo edhe:

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

Saga e hakmarrjes mes dy fiseve në Rrëshen/ “Varre që s’do të mbyllen!”, Artan Hoxha për vrasjen e Viktor Bardhit: Të gjithë dinë se kush e bëri, vetëm policia jo!

Sipas raportimeve fillestare, avioni u rrëzua pak pasi kishte nisur demonstrimin e tij, ndërsa qindra persona po ndiqnin shfaqjen nga afër.

Dy pilotët e avionit, nuk arritën të aktivizonin sistemet e katapultimit.

Në operacion u angazhuan 85 zjarrfikës, 23 automjete, dy grupe këmbësorësh të njësive speciale të zjarrfikësve dhe një ekip i EKAM. Për shuarjen e zjarrit nga ajri u mobilizuan gjithashtu 7 avionë dhe 4 helikopterë.

Sipas informacioneve paraprake, avioni është ndarë në dy pjesë dhe zjarri ka shpërthyer në dy pika të ndryshme. Raportohet gjithashtu se avioni ka rënë në një zonë pranë një biznesi.

Menjëherë pas marrjes së lajmit për aksidentin, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ndërpreu programin e tij në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut dhe u nis urgjentisht drejt Athinës. Edhe Presidenti i Republikës, Konstantinos Tasoulas, anuloi një aktivitet të planifikuar në Methoni dhe u kthye në Athinë.

Historia e Phantom-it në Forcat Ajrore Greke

F-4 Phantom II është një nga avionët luftarakë më ikonë në historinë e aviacionit. Është një avion amerikan me dy vende dhe dy motorë, i projektuar për misione të ndryshme.

Greqia mori Phantom-ët e parë në vitin 1974, në kuadër të programit amerikan Peace Icarus. Më vonë, një pjesë e avionëve u modernizuan me sisteme të reja elektronike dhe pajisje moderne, duke i lejuar ata të qëndronin në shërbim për dekada.

F-4E Phantom grek ka një ekuipazh prej dy personash, pilotin dhe oficerin përgjegjës për sistemet e armëve. Avioni mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej rreth 2,370 km/orë dhe një lartësi operative mbi 15,000 metra.

Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë shkaktoi aksidentin.

Nga Kategoria

Bota

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

5 Shtator, 2026
Aktualitet

Saga e hakmarrjes mes dy fiseve në Rrëshen/ “Varre që s’do të mbyllen!”, Artan Hoxha për vrasjen e Viktor Bardhit: Të gjithë dinë se kush e bëri, vetëm policia jo!

5 Shtator, 2026
Bota

Ushtria amerikane çaktivizon gjurmuesit e reklamave në telefonat e ushtarëve, frikë nga spiunazhi

5 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VIDEO)

5 Shtator, 2026

Bilbao shkatërron Atlético Madridin 3-0, Simeone pëson humbje të rëndë në San Mamés

5 Shtator, 2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

5 Shtator, 2026

Saga e hakmarrjes mes dy fiseve në Rrëshen/ “Varre që s’do të mbyllen!”, Artan Hoxha për vrasjen e Viktor Bardhit: Të gjithë dinë se kush e bëri, vetëm policia jo!

5 Shtator, 2026

Manchester City fiton minimalisht ndaj Coventryt, Haaland vendos ndeshjen

5 Shtator, 2026

Zjarr edhe në Shkodër, flakët përfshijnë kodrat me bimësi

5 Shtator, 2026

Flick jep lajmin e mirë për Lamine Yamal: “Do të udhëtojë, shpresojmë të luajë ndaj Valencias”

5 Shtator, 2026

Amorim i përgjigjet Chivu: “Nuk më intereson çfarë thotë, mendoj vetëm për Milanin”

5 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.