• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 21 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Përplasja Kurti – Grenell/ VOA: Zgjedhjet në Kosovë dhe marrëdhëniet me SHBA-në

7 Shkurt, 2025
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Kosova shkon në zgjedhje të dielën më 9 shkurt, çështja e marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara është bërë këto ditë objekt diskutimesh pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zoti Grenell u shpreh të hënën në postimin e tij të parë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është e besueshme, duke shtuar se “retorika e përdorur nga (Albin) Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni” shkroi ai.

Të enjten në përgjigjen e tij të parë ndaj këtyre komenteve, Kryeministri Kurti gjatë një interviste në televizionin Istogu Channel, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, janë shumë të mira.

Lexo edhe:

Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja shqiptare e shpallur në kërkim nga Interpoli

Sarajeva nën smog: Ndotja e ajrit detyron masa emergjente dhe anulim fluturimesh

“Kurrë ma mirë s’i kemi pasur. Po blejmë edhe helikopterë Black Hawk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time… Kurrë ma mirë nuk ka qenë. A ka ndonjë herë kritika e vërejtje? Po, por ne duhet me ecë përpara”, tha kryeministri Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zotit Grenell. “Lajthitje”, shkroi ai në rrjetin X. “Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO-ja, BE-ja, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”.

Në një tubim parazgjedhor në Istog në perëndim të Kosovës, Kryeministri Kurti kritikoi opozitën që siç tha, po kërkon ndihmë nga “ndonjë ndërkombëtar”.

“Kjo lloj opozite e lyp fatin me qiri te ndonjë ndërkombëtar i cekët, e jo në thellësinë historike të popullit tonë ku gjithmonë gjenden zgjidhjet. Këta të cilët këqyrin me gjetë ndonjë zyrtar amerikan me ua sha kryeministrin e Republikës së tyre, këta nuk duhet kurrë të kthehen”, tha zoti Kurti. por pa përmendur emra.

Gjatë mandatit të parë të Presidentit amerikan Donald Trump, marrëdhëniet e qeverisë Kurti më Shtetet e Bashkuara ishin të tensionuara. Në nëntor të vitit të kaluar pas fitores së zotit Trump zoti Kurti tha qeveria e tij është e gatshme dhe e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re amerikane.

Marrëdhëniet e qeverisë së tij nuk panë ditët më të mira as me administratën e ish Presidentit Joe Biden. Diplomatët amerikanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Analistët me të cilët gjatë javës bisedoi Zëri i Amerikës, i cilësuan të pazakonshme deklarimet e zoti Grenell në këtë periudhë, por tërhoqën vërejtjen se cilado qoftë qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të përballet me sfida shumë më të rënda në një botë shumë më të paparashikueshme dhe duhet të jetë e kujdesshme në trajtimin e aleancave.

/VOA/

Nga Kategoria

Lajme

Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja shqiptare e shpallur në kërkim nga Interpoli

20 Dhjetor, 2025
Bota

Sarajeva nën smog: Ndotja e ajrit detyron masa emergjente dhe anulim fluturimesh

18 Dhjetor, 2025
Ekstra

Mijëra grekë marshojnë në protesta për pagat e ulëta para votimi të buxhetit 2026

16 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Protesta e 22 Dhjetorit: Bardhi nga Njësia 1 në Tiranë shpjegon arsyet për t'u bashkuar nesër.

Protesta e 22 Dhjetorit: Bardhi nga Njësia 1 në Tiranë shpjegon arsyet për t’u bashkuar nesër.

21 Dhjetor, 2025
21 Dhjetor 2025: Solstici i Dimrit, dita më e shkurtër e vitit dhe nata më e gjatë!

21 Dhjetor 2025: Solstici i Dimrit, dita më e shkurtër e vitit dhe nata më e gjatë!

21 Dhjetor, 2025

Të paktën katër persona të vdekur nga bombardimet ruse në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit.

21 Dhjetor, 2025
La Liga: Atletico Madrid mposht Gironën, arrin fitoren e dytë radhazi.

La Liga: Atletico Madrid mposht Gironën, arrin fitoren e dytë radhazi.

21 Dhjetor, 2025

Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025
Kievi akuzon Moskën: Forcat ruse depërtuan në zonën e Sumy-t dhe morën peng rreth 50 civilë.

Kievi akuzon Moskën: Forcat ruse depërtuan në zonën e Sumy-t dhe morën peng rreth 50 civilë.

21 Dhjetor, 2025

Dhjetëra dosje të Epstein kanë humbur nga faqja zyrtare e qeverisë Një nga dosjet që nuk shfaqet më në faqen e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së përmban një fotografi të Presidentit Donald Trump.

21 Dhjetor, 2025
E çuditshme: Punonjësi i Pallatit Élysée kapet teksa shiste enët e kuzhinës online dhe përfundon në arrest.

E çuditshme: Punonjësi i Pallatit Élysée kapet teksa shiste enët e kuzhinës online dhe përfundon në arrest

21 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.