José Mourinho ka folur për garën për Topin e Artë, duke lënë të kuptohet qartë se sipas tij fituesi duhet të vijë nga Real Madridi.
“Topi i Artë nuk duhet të jepet vetëm sepse dikush fitoi Champions League apo Botërorin. Nëse do të shpërblejmë vetëm trofetë, atëherë jepjani Luis Enriques apo De la Fuentes. Lojtari më i mirë është dikush tjetër”, deklaroi Mourinho.
Trajneri portugez vlerësoi veçanërisht Kylian Mbappé, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, duke theksuar se Real Madridi ka disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe se cilësia e tyre po ndihmon skuadrën të rritet.
Mourinho konfirmoi gjithashtu se Cucurella do të jetë titullar ndaj Málaga-s, ndërsa foli pozitivisht për Diomande dhe talentin Thiago Pitarch.











