Bilanci i përmbytjeve katastrofike që goditën Nepalin të mërkurën ka shkuar në 616 viktima, sipas policisë nepaleze, ndërsa në Tibet janë raportuar të paktën 7 të vdekur.
Agjencia e menaxhimit të katastrofave në Nepal ka bërë me dije se 1,924 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat më të goditura.
Përmbytjet e menjëhershme dhe rrjedhat e fuqishme të ujit dhe baltës kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Nepalit dhe në rajonin kufitar me Tibetin. Fshatra të tëra janë përfshirë nga ujërat, ndërsa janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë rrugë, ura dhe infrastruktura të tjerat.
Ekipet e shpëtimit po përballen me kushte të vështira në terren, ndërsa moti dhe dëmtimi i infrastrukturës po pengojnë përpjekjet për të arritur te personat e zhdukur.
Bilanci pritet të ndryshojë më tej, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet dhe identifikimin e viktimave. Deri tani, numri i përgjithshëm i viktimave në Nepal dhe Tibet ka kaluar 620 persona.











