Është hedhur shorti i fazës së ligës në Europa League, me Juventusin dhe Milanin që kanë mësuar tetë kundërshtarët e tyre për edicionin 2026/27.
Juventus do të përballet në shtëpi me Real Sociedad, Rennes, Omonia Nicosia dhe NEC, ndërsa në transfertë do të luajë kundër AZ Alkmaar, Ferencvaros, Celta Vigo dhe Hapoel Beer Sheva.
Milani ndërkohë do të presë në “San Siro” Benficën, Ferencvaros, Sunderland dhe Ararat-Armenia. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Olympiacos, Salzburg, Bournemouth dhe Levski Sofia.
Një nga përballjet më interesante do të jetë Milan-Benfica, me Ruben Amorim që do të sfidojë ish-klubin e tij. Juventus ndërkohë do të ketë dy duele spanjolle, kundër Real Sociedad dhe Celta Vigo.
Faza e ligës nis më 16 shtator, ndërsa tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në 1/8-at e finales.










