Egnatia nuk arriti të ruante avantazhin në Norvegji dhe u mposht 2-1 nga Lillestrom, duke humbur mundësinë për t’u kualifikuar në fazën e ligës së Europa League.
Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 33-të me Sotën, pas një asistimi të Fernandos nga goditja e këndit, dhe e mbyllën pjesën e parë në epërsi.
Lillestrom reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 82-të me Foss, duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Aty, Olsen shënoi golin vendimtar në minutën e 94-t, duke kompletuar përmbysjen e norvegjezëve.
Pavarësisht eliminimit nga Europa League, aventura europiane e Egnatias nuk përfundon këtu, pasi kampionët e Shqipërisë do të vazhdojnë në Conference League.
Rezultati:
Lillestrom 2-1 Egnatia
Foss 82’, Olsen 94’ / Sota 33’











