Një fluturim me helikopter në Itali përfundoi në tragjedi, pasi dy personat që ndodheshin në bord humbën jetën.
Aksidenti i rëndë ndodhi në rajonin e Piemontes, pranë digës Camplicioli, një rezervuar artificial i vendosur në rreth 1,360 metra lartësi. Sipas agjencisë ANSA, helikopteri goditi kabllot e teleferikut dhe më pas u rrëzua.
Viktimat janë identifikuar si Alessandro Angelo Muscinelli, 62 vjeç, banor i Premenos dhe pilot i helikopterit, si dhe Antonella Pagliarani, 63 vjeç, nga Milano, e cila ishte partnere e vëllait të Muscinellit.
Ngjarja ndodhi të mërkurën, më 26 korrik, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.











