Real Madrid ka ngritur sërish zërin për mënyrën se si arbitrohen ndërhyrjet ndaj Vinicius Junior, duke pretenduar se braziliani trajtohet me një standard të ndryshëm krahasuar me lojtarë të tjerë.
Në ndeshjen ndaj Espanyol, Vinicius pësoi tetë faulle, ndërsa një episod që ngriti diskutime ndodhi që në minutat e para, kur Calatrava e goditi pasi topi kishte dalë nga loja, pa marrë karton.
Që nga sezoni 2019/20, Vinicius është lojtari që ka pësuar më shumë faulle në La Liga, plot 489. Sipas të dhënave të paraqitura, kundërshtarëve u duhet mesatarisht të kryejnë 16 faulle ndaj brazilianit për të marrë një karton të verdhë, ndërsa ndaj Lamine Yamal kjo ndodh pas rreth tre faulleve.
José Mourinho reagoi gjithashtu pas ndeshjes, duke deklaruar se ndaj Vinicius shpesh duket sikur kundërshtarët alternohen për ta ndalur me faulle.
Te Real Madridi besojnë se këto shifra tregojnë qartë një trajtim të pabarabartë ndaj sulmuesit të tyre.











