Ish-Miss Shqipëria dhe modelja Kleoniki Delijorgji ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale, përmes së cilës u drejtohet meshkujve që, sipas saj, shikojnë me epsh vajza të tjera ndërkohë që kanë partneret pranë.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Delijorgji shprehet e revoltuar ndaj këtyre sjelljeve dhe paralajmëron se do t’i përballet publikisht me ta nëse një situatë e tillë përsëritet.
“Meshkuj që keni femër në krah dhe rrini më shikoni mua. Ju them që jeni të shpifur dhe ma shpifni. Për Zotin nëse shoh prap një mashkull që më sheh me epsh ndërkohë që ka partneren në krah, do vij aty dhe do ju flliq para partneres suaj.”, shprehet ajo.











