• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

25 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Screenshot

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar garën e pritshme për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke konfirmuar se primaret mbeten në fuqi. Berisha tha se vendimet për kandidaturat do të merren në javët e ardhshme, ndërsa nuk përjashtoi asnjë skenar për garën në kryeqytet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Partia Demokratike pritet të nisë së shpejti përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ndërsa gara për Bashkinë e Tiranës mbetet një prej çështjeve kryesore në diskutim brenda opozitës.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se nuk ka asnjë vendim për përjashtimin e primareve nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve.

Lexo edhe:

Njëri kundërshtoi policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 të arrestuar në Dibër

Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve

“Jo, nuk ka asnjë vendim që të përjashtohen primaret. Nuk ka”, u shpreh Berisha.

Ai tha se puna për përgatitjet zgjedhore ka nisur dhe se hapja zyrtare e garës do të bëhet në një moment të afërt.

“PD në kohë shumë të afërt do të nisë përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Çështja e hapjes së garës, ndonëse në njëfarë mënyre nuk është se nuk është punuar, është punuar, por po vazhdon puna dhe në momentin më të parë do ta shpallim”,deklaroi kreu i PD-së.

I pyetur nëse PD mund të garojë me një kandidat të pavarur për Bashkinë e Tiranës apo nëse do të shqyrtojë kandidatura brenda strukturave të partisë, Berisha tha se gjithçka do të vendoset në javët e ardhshme.

Në lidhje me emrin e Ilir Alimehmetit, i cili është përmendur si një prej kandidatëve potencialë për Tiranën, Berisha u shpreh pozitivisht për figurën e tij, por nuk dha një konfirmim përfundimtar.

“Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i PD dhe i qytetit të Tiranës. Gjithçka do përcaktohet në javët e ardhshme”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe deklaratat e deputetit socialist Erion Braçe, i cili ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në garën për Bashkinë e Tiranës dhe ka propozuar që kandidati i Partisë Socialiste të përcaktohet përmes votës së socialistëve.

Kreu i PD-së e cilësoi këtë situatë si një përplasje të brendshme brenda Partisë Socialiste.

“Po pse do të komentoj unë kur ata shkojnë t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit? Se a nuk u shpall njëherë kjo Korba e Covid-it si kandidate? U shpall zyrtarisht nga Rama. Tani, e kupton që kjo është një luftë e brendshme midis tyre në klan”,tha Berisha.

Tags: bashkia tiraneBerishazgjedhje

Nga Kategoria

Aktualitet

Njëri kundërshtoi policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 të arrestuar në Dibër

25 Gusht, 2026
Aktualitet

Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve

25 Gusht, 2026
Aktualitet

Kontrolle në burgje, gjenden 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash në burgun 313

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

25 Gusht, 2026

Njëri kundërshtoi policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 të arrestuar në Dibër

25 Gusht, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve

25 Gusht, 2026

SHBA propozon tarifë mbi 103 mijë dollarë për vizat H-1B

25 Gusht, 2026

Kontrolle në burgje, gjenden 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash në burgun 313

25 Gusht, 2026

Zgjedhjet lokale/ Alimehmeti apo një kandidat i pavarur për Tiranën? Ja si përgjigjet Berisha

25 Gusht, 2026

Ethet e Nilit në Shqipëri, epidemiologia e ISHP: Personi i infektuar dyshohet se është pickuar nga mushkonja! Ja zonat me risk më të lartë

25 Gusht, 2026

Zyrtare: 100 milionë euro për Savinhon, braziliani transferohet te Tottenham

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.