Holanda nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Eurovision Song Contest, pasi transmetuesi publik holandez Avrotros ka vendosur të tërhiqet nga gara.
Vendimi lidhet me ndikimin që, sipas transmetuesit, kanë konfliktet ndërkombëtare dhe veçanërisht lufta në Gaza mbi organizimin e konkursit.
Drejtori i Përgjithshëm i Avrotros, Taco Zimmerman, deklaroi se Eurovisioni po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një hapësirë për përplasje politike dhe se kjo po dëmton karakterin e tij neutral.
Holanda ishte ndër vendet që bojkotuan Eurovisionin e vitit 2026, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit. Vendimi i ri për të mos marrë pjesë as në edicionin e vitit 2027 vjen pasi organizatorët e konkursit njoftuan së fundmi ndryshime në rregulla, përfshirë kufizime që lidhen me vendet e përfshira në konflikte të armatosura.
Eurovision 2027 pritet të zhvillohet në Burgas të Bullgarisë, pas fitores së këngëtares Dara në edicionin e zhvilluar në Vjenë.











