Ministri amerikan i Transportit, Sean Duffy, deklaroi të hënën se Kanadaja nuk ka mundësi të përballojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasi një përplasje e tillë do të sillte pasoja “katastrofike” për vendin. Ai tha gjithashtu se beson që kryeministri Mark Carney do të rikthehet së shpejti në tryezën e bisedimeve.
Duke folur për Fox News, Duffy theksoi se të dyja vendet janë partnerë të rëndësishëm tregtarë, por sipas tij, Kanadaja përfiton më shumë nga marrëdhëniet tregtare me SHBA-në sesa përfiton Uashingtoni nga tregtia me Kanadanë.
“Të mendosh se Kanadaja mund të hyjë në luftë me Donald Trump dhe të dalë fituese përballë Shteteve të Bashkuara është marrëzi”, u shpreh ai.
Sekretari amerikan i Transportit shtoi se pret që Mark Carney të rikthehet shpejt në negociata, pasi një konflikt tregtar do të kishte pasoja katastrofike për Kanadanë.











