Faqja e internetit të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është hakuar ditën e sotme.
Nëse klikohet në faqen zyrtare, shfaqet një shkrim, përmes së cilit dy turistë turq pretendojnë se janë fyer, denigruar dhe dhunuar nga pronari i një hoteli në Ksamil.
Sipas mesazhit ata janë quajtur “turq të ndyrë”, dhe janë sulmuar fizikisht. Kjo nuk është hera e parë që një faqe zyrtare e një institucioni në shqipëri hakoet, teksa sa i përket rastit nuk ka një konfirmim zyrtar për situatën ende./Newsbomb.al












