Një aksident i rëndë ka ndodhur në Podujevë të Kosovës, ku një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë të Kosovës, i mituri është plagosur pasi është qëlluar nga predha e një kallashnikovi AK-47. Vëllai i 10-vjeçarit ishte duke luajtur me armën, e cila ishte e mbushur. Ai ka shkrepur një fishek dhe predha ka goditur të vëllain. I mituri u dërgua në QKUK Prishtinë, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar armën pas kontrolleve të kryera në banesën ku ndodhi ngjarja.
Njoftimi i policisë:
Podujevë 21.08.2026 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marrë armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllain e tij fëmijë 10 vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si më lart, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.











