• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

30 vite pas vdekjes së Tupac, nis gjyqi që hap kapitullin më të errët të hip-hopit

18 Gusht, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur në Las Vegas gjyqi për vrasjen e reperit të njohur amerikan Tupac Shakur, 30 vjet pas ngjarjes që tronditi botën e muzikës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prokuroria pretendon se vrasja ishte një akt hakmarrjeje mes bandave dhe se Duane “Keffe D” Davis, ish-drejtues i South Side Compton Crips, urdhëroi vrasjen pasi nipi i tij, Orlando Anderson, ishte rrahur nga Tupac dhe persona të tjerë.

Sipas prokurorit Binu Pilal, më 7 shtator 1996, Tupac dhe pjesëtarë të grupit të tij u përleshën me Anderson në Las Vegas. Vetëm rreth dy orë e gjysmë më vonë, reperi u qëllua nga një makinë tip “Cadillac” e bardhë, teksa po udhëtonte me makinë.

Lexo edhe:

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

Prokuroria thotë se Davis nuk e qëlloi vetë Tupac-un, por i dha armën një personi që ndodhej në sediljen e pasme dhe i kërkoi të qëllonte.

Sipas akuzës, Davis ka folur disa herë publikisht për përfshirjen e tij në ngjarje, përfshirë intervista me autoritetet dhe mediat, si dhe në autobiografinë e tij. Prokuroria kërkon që, pas gati 30 vitesh, ai të mbahet përgjegjës për rolin e tij në vrasje.

Davis, tashmë 63 vjeç, i mohon akuzat. Avokati i tij, Michael Sanft, argumentoi para jurisë se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e klientit të tij. Sipas mbrojtjes, hetimi policor ndër vite ka qenë i paqartë dhe nuk ka arritur të përcaktojë përfundimisht autorin e vrasjes.

Vrasja që mbeti mister për 30 vjet

Tupac Shakur, i njohur edhe si 2Pac, ishte vetëm 25 vjeç kur u vra. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të hip-hopit amerikan dhe një prej emrave kryesorë të rivalitetit mes skenës muzikore të Bregut Lindor dhe asaj të Bregut Perëndimor.

Reperi, i njohur për hitet “California Love” dhe “All Eyez on Me”, ishte pjesë e labelit Death Row Records, ndërsa rivaliteti përfshinte edhe Bad Boy Records dhe emra të tjerë të njohur të muzikës amerikane.

Mbrëmjen e 7 shtatorit 1996, Tupac ndodhej në Las Vegas për të ndjekur një ndeshje boksi të Mike Tyson.

Pas përleshjes me Anderson, një makinë “Cadillac” e bardhë iu afrua automjetit ku ndodhej Tupac dhe nga ajo u qëlluan disa plumba. Reperi u plagos rëndë dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Hetimi për vrasjen mbeti për dekada pa një autor të akuzuar. Çështja mori një kthesë të rëndësishme pas publikimit, në vitin 2019, të kujtimeve të Davis, ku ai përshkruante rolin e tij në ngjarje.

Megjithatë, Davis më vonë u tërhoq nga këto deklarata, duke pretenduar se ato ishin ekzagjerime dhe se pjesë të librit ishin shkruar nga një person tjetër.

Nëse shpallet fajtor, Davis përballet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

Tags: gjyqTupac

Nga Kategoria

Aktualitet

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026
Ekstra

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026
Lajme

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

21 Tetor, 2026

Nesër sërish protestë: Në orën 09:00, para Parlamentit

21 Tetor, 2026
Screenshot

Protestuesit ‘shigjetojnë’ Kryeministrinë me gurë e molotov/ Policia i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë

21 Tetor, 2026

“S’kam mbrojtur askënd nga shpata e drejtësisë”, Rama niset për në Budva dhe “dialogon” virtualisht me një student

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.