Një 32-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat, 36 orë pasi një tërmet me magnitudë 7.4 goditi pjesën perëndimore të Kolumbisë.
Daniela Largo u shpëtua nga një ndërtesë e shembur në qytetin Pereira, pas një operacioni që zgjati rreth 10 orë.
Ekipet e shpëtimit arritën të komunikonin me gruan përmes një tuneli të hapur nën katër pllaka betoni, ku ajo kishte mbetur e bllokuar.
Sipas raportimeve, një banor i zonës kishte dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë dhe njoftoi ekipet e emergjencës. Më pas, ekipet përdorën një kamerë të vogël për të lokalizuar saktësisht vendndodhjen e saj.
Shpëtimi i 32-vjeçares është cilësuar si një moment shprese mes pasojave të rënda të tërmetit, ku raportohet se kanë humbur jetën më shumë se 250 persona dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në Pereira janë konfirmuar 79 viktima, ndërsa numri më i lartë i viktimave është regjistruar në Cali, me 95 të vdekur.











