Me zemër të thyer, Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën babait të tij, Jorge Messi, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare.
Ceremonia private e varrimit u zhvillua në varrezat “El Prado”, në periferi të Rosarios, në provincën Santa Fe, nën masa të jashtëzakonshme sigurie dhe me pjesëmarrje të kufizuar vetëm të familjarëve, për t’u mundësuar atyre privatësi në këto momente të dhimbshme.
Ylli i Inter Miamit udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara me një avion privat të shtunën mbrëma, së bashku me bashkëshorten e tij, Antonela Roccuzzo, dhe fëmijët e tyre.
Ata iu bashkuan nënës së Messit, Celia Cuccittini, si dhe vëllezërve e motrës së tij, Matias, Rodrigo dhe Maria Sol, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Jorge Messit.
Parku “El Prado” u mbyll për vizitorët nga pasditja e së dielës, në mënyrë që familja të mund ta zhvillonte ceremoninë në qetësi dhe larg vëmendjes së publikut.
Megjithatë, shumë tifozë u mblodhën në aeroportin e Rosarios dhe pranë mureve të varrezave për t’i shprehur mbështetjen kapitenit të Argjentinës.











