Andoni Iraola ka debutuar si trajner i Liverpoolit në miqësoren ndaj Monacos në Anfield, por vendimi për të lënë jashtë Curtis Jones ka tërhequr vëmendjen.
Mesfushori anglez është në radarët e Interit, që nuk është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për një lojtar me kontratë deri në vitin 2027.
Liverpooli ka sqaruar se Jones nuk luajti për shkak të një problemi në ije, ndërsa Interi vijon të monitorojë situatën.
Mungesa e tij në miqësore ka shtuar edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e mesfushorit në Anfield.











