• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Italia zgjat oraret e monumenteve, Koloseu hapet edhe në mbrëmje

6 Gusht, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Disa nga monumentet më të famshme të Italisë, përfshirë Koloseun dhe Panteonin në Romë, do të qëndrojnë të hapura deri në mbrëmje gjatë muajit gusht. Nisma synon t’u japë turistëve më shumë mundësi vizitash dhe të shmangë fluksin e madh gjatë orëve të nxehta të ditës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vizita në disa nga monumentet më të njohura të Italisë do të jetë e mundur edhe pas perëndimit të diellit. Gjatë gjithë muajit gusht, qeveria italiane ka vendosur të zgjasë oraret e Koloseut dhe Panteonit në Romë, si edhe të Kështjellës Sforzesco në Milano, në kuadër të një projekti pilot për menaxhimin e fluksit të turistëve.

Qëllimi i nismës është t’u japë vizitorëve mundësinë të shijojnë monumentet në orët e mbrëmjes, kur temperaturat janë më të ulëta dhe vendet historike janë më pak të mbushura. Autoritetet besojnë se kjo do ta bëjë përvojën e turistëve më të rehatshme, sidomos gjatë vapës së verës, dhe njëkohësisht do të shpërndajë më mirë numrin e vizitorëve gjatë ditës.

Lexo edhe:

CIA jep alarmin për sulme ruse në Europë: Ja cilat vende rrezikojnë

Operacion i gjerë antidrogë në Turiq, ndalohen aktorë, futbollistë e këngëtarë

Sipas orareve të reja, Koloseu do të jetë i hapur të premteve dhe të shtunave nga ora 19:45 deri në 23:30, ndërsa Panteoni do të presë vizitorë çdo ditë, përveç të enjtes, nga ora 19:00 deri në 23:00. Në Milano, Kështjella Sforzesco do të qëndrojë e hapur çdo ditë deri në orën 19:30, dy orë më gjatë se zakonisht.

Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, tha se nisma nuk synon vetëm zgjatjen e orareve, por edhe krijimin e një mënyre të re për të përjetuar monumentet më të famshme të vendit. Ndërsa ministri i Turizmit, Gianmarco Mazzi, theksoi se turizmi kulturor është bërë arsyeja kryesore pse vizitorët zgjedhin Italinë, duke sjellë rreth 58 miliardë euro të ardhura në ekonominë e vendit.

Në Milano, vizitorët do të përfitojnë edhe bileta me çmime të reduktuara për disa muze dhe ekspozita gjatë muajit gusht. Nëse projekti rezulton i suksesshëm, autoritetet italiane planifikojnë ta zgjerojnë atë edhe në monumente të tjera historike, duke ofruar më shumë mundësi për turistët dhe një menaxhim më të mirë të fluksit të vizitorëve.

Nga Kategoria

Bota

CIA jep alarmin për sulme ruse në Europë: Ja cilat vende rrezikojnë

24 Shtator, 2026
Bota

Operacion i gjerë antidrogë në Turiq, ndalohen aktorë, futbollistë e këngëtarë

24 Shtator, 2026
Bota

Nafta bie për të gjashtën ditë radhazi, Brent zbret nën 100 dollarë për fuçi

23 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama përfaqëson Shqipërinë në OKB, sot fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme

25 Shtator, 2026

E rëndë në Itali/ 51-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit

25 Shtator, 2026

Horoskopi i sotëm! Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë?

25 Shtator, 2026

Sot rikthehen reshjet e shiut në vend, si do luhaten temperaturat

25 Shtator, 2026

Një tjetër në “thes”? Denoncimi: Gys Agasi i bleu Grida Dumës makinë 150 mijë €

24 Shtator, 2026

Vlora Hyseni e kërcënoi para godinës së drejtësisë, Klodiana Lala nuk tërhiqet: U lëndova si nënë, mbi vajzat e mia janë qëlluar plumba (DEKLARATA)

24 Shtator, 2026
Screenshot

Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan dhe ku renditet Shqipëria?

24 Shtator, 2026

CIA jep alarmin për sulme ruse në Europë: Ja cilat vende rrezikojnë

24 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.