Situata nga zjarri në Mallakastër vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pisha.
Era e fortë po favorizon avancimin e zjarrit, i cili tashmë ka kaluar edhe rrugën e Panahorit, duke rritur rrezikun për zonat përreth.
Në terren po operojnë forcat zjarrfikëse, banorë të zonës dhe efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të vënë nën kontroll flakët.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve intensive, zjarri vijon të mbetet aktiv dhe ende nuk është neutralizuar.











