• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 5 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sherr me Lori Hoxhën? Grida Duma “thyen” heshtjen: Kurdo e nis nga fillimi dhe mund ta ndërtoj një standard jete që më rri mirë

5 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Katër vite më parë Grida Duma dorëzoi mandatin për të marrë detyrën e moderatores dhe autores së emisionit politik në Top Channel, “Top Story”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ajo ka rrëfyer në podcast-in “UET Cast” se si e mori këtë vendim, ku hoqi dorë nga politika pas propozimit që mori nga drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, ftesë të cilën Duma e quajti një bekim.

“Nuk isha e detyruar. Asgjë nuk është tashmë e detyruar në jetën time. Nuk kam asnjë kondicion, përveç jetës, shëndetit dhe dashurisë për fëmijën tim. Kudo që mund të jem, e di që e nis nga fillimi dhe e di që mund ta ndërtoj një standard jete që më rri mirë. Nuk më duhet shumë për të jetuar mirë dhe besoj që kjo është aftësi apo dhunti e atyre që jetojnë më shumë me mendje sesa me trup. Erdhi në kohën e duhur. Ishte një propozim i cili më la pa frymë për momentin. CEO i Top Channel, ishte duke rikonceptuar mënyrën sesi do ta drejtonte televizionin, bashkë me aksionerët e tjerë. Kur e dëgjova propozimin shtanga në një farë mënyre. Por besoj se ishte e dhënë, një shenjë. Erdhi në momentin e duhur.”

Lexo edhe:

Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq/ Përplasen dy makina, ndërron jetë shoferi, plagosen tre persona të tjerë

Euro përtokë! Kap nivel historik zhvlerësimi, vlen vetëm 92,5 lekë

E ftuar në UET Cast, podcast-in e Universitetit Europian të Tiranës, në një bisedë me Prof. Dr. Belina Budini, Grida Duma ka rrëfyer detajet e vendimit që ndryshoi jetën dhe karrierën e saj, duke u shndërruar në një figurë të spikatur të medias.

“Për mua në ato çaste humbi plotësisht të bërit politikë, në një grupim politik i cili kishte humbur kohezionin, shumësinë dhe qartësinë e vet. Kanë qenë zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, dhe kam pasur një protagonist të PD-së në emision, i cili më tha: “Si ta bënim PD-në? Ti ike, disa të tjerë ikën.

Iu përgjigja: “Sepse ju u çmendët”(qesh).

Nga pikëpamja politike dhe logjike, për mua, Partia Demokratike linte shumë për të dëshiruar, sa i përket arsyes pse po bëhej politikë. Fragmentarizimi i saj, mungesa e mirëkuptimit brenda vetes, mungesa e kohezionit dhe bërjes bashkë për gjëra që ishin më të mëdha sesa të voglat që na ndanin, vendosja e gishtit dhe fajtorit brenda vetes pafund, a thua se nuk e dinim që përgjegjësit nuk ishin as anëtarët, as bashkëvepruesit në politikë, por ishte udhëheqësia e Partisë Demokratike, midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, apo mes Sali Berishës dhe vetë Sali Berishës.”

Moderatorja dhe autorja e “Top Story” tregoi dyshimet e saj të fillimit, teksa theksoi se vendimi për të qëndruar në media, ishte zgjedhja e duhur.

“Nuk mendova se do ta bëja në çastin e parë. Mendova se mund të tentoja të hyja edhe në media dhe ta mbaja pozicionin politik. Mendoj se njeriu në jetë duhet të ketë këllqe dhe guxim të bëjë një zgjedhje. Besoj se bëra zgjedhjen e duhur nëse shohim sesi janë sot të gjitha ata që marrin pjesë në estabilishmentin politik aktual”, u shpreh Duma.

Tags: Grida dumaLORI HOXHA

Nga Kategoria

Screenshot
Aktualitet

Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq/ Përplasen dy makina, ndërron jetë shoferi, plagosen tre persona të tjerë

5 Gusht, 2026
Aktualitet

Euro përtokë! Kap nivel historik zhvlerësimi, vlen vetëm 92,5 lekë

4 Gusht, 2026
Aktualitet

Skamja mbërthen juglindjen! Pas dyqanit të djathit, vidhen dhe stekat me cigare

4 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sherr me Lori Hoxhën? Grida Duma “thyen” heshtjen: Kurdo e nis nga fillimi dhe mund ta ndërtoj një standard jete që më rri mirë

5 Gusht, 2026
Screenshot

Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq/ Përplasen dy makina, ndërron jetë shoferi, plagosen tre persona të tjerë

5 Gusht, 2026

Euro përtokë! Kap nivel historik zhvlerësimi, vlen vetëm 92,5 lekë

4 Gusht, 2026

Skamja mbërthen juglindjen! Pas dyqanit të djathit, vidhen dhe stekat me cigare

4 Gusht, 2026

Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të Luftës së Dytë Botërore

4 Gusht, 2026

Kurti flet pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka marrëveshje me LDK

4 Gusht, 2026

Messi dhuron 80 mijë euro për rindërtimin e zonës së prekur nga zjarret në Madrid

4 Gusht, 2026

Anija u përfshi nga flakët, shpëtohen mbi 170 persona në Kanalin Anglez

4 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.