Një sherr i dhunshëm mes disa personave raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e shkuar pranë kazinosë në zonën e Tajvanit në Tiranë.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca dhe disa patrulla të policisë. Mjekët dhe rojet e sigurisë kanë nxjerrë jashtë të lënduarit dhe u kanë dhënë ndihmën e parë.
Autoritetet ende nuk kanë shpërndarë një deklaratë zyrtare për të shpjeguar atë që ka ndodhur.
Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, nëse kemi të bëjmë me një përplasje mes disa personave, apo diçka tjetër.
Zona ku ka ndodhur ngjarja është një prej vendeve më të frekuentuara në Tiranë, sidomos gjatë mbrëmjeve.











