• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Vrasja live në TikTok/ Arrestohet bosi i kartelit “Jalisco” në Meksikë, influencerja ishte e dashura e djalit të tij!

4 Gusht, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit kryesorë të Kartelit JaliscoNew Generation, i cili akuzohet se ka urdhëruar dy vrasje që tronditën opinionin publik në Meksikë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Operacioni u zhvillua të enjten nga forcat speciale në shtetin e Jalisco. Gjatë ndërhyrjes u vra një anëtar i ekipit të sigurisë së të dyshuarit.

Sekretari federal i Sigurisë, Omar García Harfuch, deklaroi se arrestimi përbën një goditje të rëndësishme ndaj një prej strukturave kriminale më të dhunshme në vend.

Lexo edhe:

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

Sipas tij, “El R1”, i cili ishte liruar nga burgu në vitin 2022, dyshohet se ka organizuar disa akte të rënda dhune në rajon.

Një nga krimet për të cilat akuzohet lidhet me vrasjen e influencueses 23-vjeçare Valeria Márquez, e cila u ekzekutua në maj të vitit të kaluar ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në TikTok nga salloni i saj i bukurisë në Zapopan, në shtetin Jalisco.

Sipas hetimeve, autori, i maskuar si korrier, hyri në ambientet e sallonit, i kërkoi të konfirmonte identitetin dhe më pas e qëlloi dy herë me armë zjarri. Pamjet e transmetimit u përhapën gjerësisht në rrjetet sociale.

Prokuroria pretendon se Márquez kishte pasur një lidhje romantike me Francisco Álvarez, një nga djemtë e “El R1”. Sipas autoriteteve, ai e kishte kërcënuar disa herë të renë dhe më pas i kishte kërkuar të atit të organizonte eliminimin e saj. Djali i tij dhe autori i dyshuar i ekzekutimit vijojnë të jenë në arrati.

Hetuesit e lidhin “El R1” edhe me vrasjen e kryebashkiakut të qytetit Uruapan, Carlos Manzo, e ndodhur në nëntor gjatë festimeve tradicionale të Ditës së të Vdekurve.

Manzo ndodhej me familjen në një aktivitet publik kur një adoleshent iu afrua dhe e qëlloi disa herë pas shpine. Atentatori u vra në vend nga truprojat e kryebashkiakut, ndërsa Manzo humbi jetën në spital.

Karteli Jalisco New Generation konsiderohet një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe më të dhunshme në Meksikë. Ai akuzohet për trafikimin e fentanilit, metamfetaminës dhe kokainës, si edhe për zhvatjen e bizneseve lokale. Administrata amerikane e ka shpallur organizatën si organizatë të huaj terroriste.

Arrestimi i “El R1” erdhi pas disa muajsh hetimesh dhe pune intensive të inteligjencës. Operacioni përfshiu edhe një ndjekje me automjete në qytetin Atotonilco el Alto, ndërsa autoritetet meksikane nuk kanë bërë të ditur nëse Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në aksion.

Ndër të parët që përshëndeti arrestimin ishte ambasadori amerikan në Meksikë, Ronald Johnson, i cili deklaroi se “ata që gjenerojnë dhunë dhe trafikojnë fentanil do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”.

Tags: meksiketiktokvrasja live

Nga Kategoria

Ekstra

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

12 Nëntor, 2026
Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Skandali me tokat në Fier, 5 urdhërarreste për tjetërsimin e pronës shtetërore! (Emrat)

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

12 Nëntor, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

12 Nëntor, 2026

Skandali me tokat në Fier, 5 urdhërarreste për tjetërsimin e pronës shtetërore! (Emrat)

12 Nëntor, 2026

Hipën për të vjedhur një apartament, hajduti mbetet i varur në dritare (VIDEO)

12 Nëntor, 2026

U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia në fund të fundit

12 Nëntor, 2026

Prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit

12 Nëntor, 2026

Zhdukja e papritur e gazetarit Elton Tozaj, zbulohet e vërteta

12 Nëntor, 2026

Real Madrid drejt shifrës marramendëse, synon 1.4 miliardë euro të ardhura

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.