• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Zbriti nga ‘Audi’ i bardhë dhe qëlloi”/ Vrasja e Albi Bashaliut në Gjocaj, dëshmon në GJKKO kushëriri

28 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën gjyqësore për vrasjen e Albi Bashaliut, të ndodhur më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj të Peqinit, kushëriri i viktimës, Sami Bashaliu, ka dëshmuar mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ai tregoi se autorët lëviznin me një automjet tip “Audi” të bardhë me xhama të errët, nga ku zbriti një person i maskuar i cili qëlloi disa herë ndaj 33-vjeçarit. Pas ekzekutimit, autorët i dhanë flakën makinës së viktimës përpara se të largoheshin nga vendngjarja. Dëshmija ndriçon gjithashtu se ngjarja mund të ketë lidhje me të kaluarën e familjes, pasi më parë i kishin vrarë edhe të vëllanë, Leonardin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Dëshmon kushëriri i viktimës, Sami Bashaliu: Pranë lokalit tim ka ndodhur një vrasje para 3-4 vitesh, përpara vitit të ri. Unë kam një biznes të vogël përpara shtëpisë në fshatin Gjocaj të Peqinit. Atë ditë binte shi në mëngjes. Ishte një automjet aty me xhama të errët, ishte me targa shqiptare , tip Audi ngjyrë e bardhë. Më thotë gruaja që është një makinë aty, unë u afrova por nuk pashë njerëz. Pas pak, njëri nga personat që zbriti nga makina i flet Albi Bashaliut, pastaj kërciti arma. Nuk e kisha parë ndonjëherë si fytyrë, në fakt ishte maskë. Ai gjuajti 2-3 herë, ato djemtë që ishin ulur në lokal u trembën. U ngritën nga lokali dhe ikën. Ishin dy persona në automjet, por vetëm njëri prej tyre gjuajti. Ky Albi ra në tokë, pastaj ata futën armën dhe dogjën automjetin e viktimës. Unë u futa brenda , vetëm shikoja nuk bëra gjë. Albi nuk vinte te lokali jonë kohët e fundit që kur u vra vëllai i vet. Nuk dija gjë për te kaluarën e tij. Albit i vranë vëllanë Leonardin, ai rrinte më shumë në Itali. Alberti Xhahysa më duket se e patë vrarë, ashtu u mor vesh aty domethënë. Unë nuk di gjë.

Dëshmon Veiz Bashaliu, i afërm i viktimës: Kam qenë brenda në kafe, rreth orës 08.00. Dëgjuam krisma jashtë, 2-3 krisma. Pashë aty çunin e xhaxhait, u tremba dhe ika te shtëpia e nuses së xhaxhit tim. Pash një person me kapele dhe maskë, distanca ishte rreth 20 metra. Unë e pashë dhe ika me vrap te shtëpia e xhaxhit. Kam qenë dhe i operuar, për shkak se jam goditur nga tromboza. Isha me Samiun dhe Mikelin aty. Samiu është kushëriri im, ai që kishte lokalin, ndërsa Mikel Xhaja është kushëri dhe fqinj i imi. Lokali ishte plot sepse ka qenë mëngjes. Pashë viktimën përpara lokalit, nuk pashë njeri tjetër përveç atij me armë. Ai ishte me automjet, nuk e kam parë çfarë lloji ishte. Pashë vetëm një makinë që po digjej. Sipas njerëzve, makinën e dogjën këta personat.

Lexo edhe:

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

Nga Kategoria

Aktualitet

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

3 Nëntor, 2026
Aktualitet

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

3 Nëntor, 2026
Bota

Europa në gatishmëri pas sulmeve kibernetike ndaj supermarketeve

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Groenlanda miraton marrëveshjen e sigurisë me Danimarkën dhe SHBA-në në Arktik

3 Nëntor, 2026

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

3 Nëntor, 2026

Zgjedhjet në SHBA mund të shënojnë disa momente historike

3 Nëntor, 2026

Trump njofton ndërprerjen e ndihmës vjetore prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin nga viti 2027

3 Nëntor, 2026

Kur do të mësohen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA? BBC shpjegon kur pritet të dalë fituesi

3 Nëntor, 2026

Binance zbulon se si intervistat e rreme të punës u përdorën për vjedhjen e 6.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha

3 Nëntor, 2026

Shtatë avionë në Evropë kërcënohen me bombë, kontrolle dhe devijime në disa aeroporte

3 Nëntor, 2026

Tre skenarët e mundshëm për zgjedhjet në SHBA: nga një fitore e thellë e demokratëve te ruajtja e kontrollit republikan

3 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.