Një telefon celular është sekuestruar gjatë një operacioni kontrolli në burgun e Drenovës, në qelinë ku mbahet Laert Haxhiu, i akuzuar nga SPAK.
Kontrolli është kryer rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa gjatë verifikimeve është gjetur një telefon që dyshohet se i përkiste Haxhiut.
Pajisja është sekuestruar dhe i është dërguar menjëherë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ekspertizë, me qëllim verifikimin e të dhënave dhe përdoruesit të saj.
Ky është rasti i dytë kur dyshohet se Laert Haxhiut i është gjetur telefon në ambientet e burgut.











