• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 21 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sport

Drake vendos bast 1.5 milionë dollarë për Argjentinën, rikthehet frika nga ‘mallkimi i këngëtarit’

19 Korrik, 2026
tek Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pak orë përpara finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, vëmendjen e tifozëve e ka tërhequr edhe një bast i bujshëm i reperit kanadez, Drake.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas platformës së basteve Stake.com, artisti ka vendosur 1.5 milionë dollarë për fitoren e Argjentinës brenda 90 minutave. Nëse kampionët në fuqi arrijnë të triumfojnë në kohën e rregullt, Drake do të arkëtojë plot 5.1 milionë dollarë.

Megjithatë, ky bast ka ringjallur edhe njëherë diskutimet për të ashtuquajturin “Mallkimi i Drake”, një fenomen që tifozët e sportit e lidhin me humbjet e skuadrave ose sportistëve që mbështeten publikisht nga reperi.

Lexo edhe:

Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Jam krenar për këtë grup

Spanja ngre lart trofeun, ia dorëzoi presidenti Donald Trump

Historia nuk ka qenë gjithmonë në favor të tij. Në gjysmëfinalen e Copa América 2024 mes Kanadasë dhe Argjentinës, Drake vendosi 300 mijë dollarë për fitoren e Kanadasë, por Argjentina triumfoi me rezultatin 2-0.

Edhe në finalen e Kupës së Botës 2022 ai vendosi basti 1 milion dollarë për Argjentinën ndaj Francës në kohën e rregullt. Edhe pse skuadra e Lionel Messit fitoi trofeun pas penalltive, basti rezultoi humbës, pasi ndeshja u mbyll 3-3 pas 120 minutave dhe jo me fitore në 90 minutat e rregullta.

Një tjetër zhgënjim për reperin erdhi edhe në UFC, kur vendosi 1 milion dollarë për Conor McGregor. Luftëtari irlandez u dëmtua në gju vetëm 69 sekonda pas nisjes së duelit, duke humbur sfidën.

Sipas statistikave të publikuara nga TheDrakeCurse.com, Drake ka bërë deri më tani 87 baste publike sportive, duke fituar vetëm 32 prej tyre dhe humbur 55, ose një përqindje suksesi prej 37.2%.

Ndërkohë, kompanitë e basteve nuk e shohin Argjentinën si favorite. Shumica e platformave ndërkombëtare vlerësojnë Spanjën me më shumë shanse për të fituar finalen, falë paraqitjeve mbresëlënëse gjatë turneut. Iberikët kanë pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshje dhe nuk kanë qenë asnjëherë në disavantazh në këtë Botëror.

Nga Kategoria

Sport

Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Jam krenar për këtë grup

20 Korrik, 2026
Bota

Spanja ngre lart trofeun, ia dorëzoi presidenti Donald Trump

20 Korrik, 2026
Bota

Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres “vulos” në shtesë

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zv/Ministri i Ekonomisë: Shqipëria nuk ofron mundësi për të gjithë, njerzit largohen për mundësi më të mira

20 Korrik, 2026

Ekonomisti: Të rinjtë shqiptarë refuzoj të bëjnë punë 8-orarsh për 600€, duan pasurim të shpejtë

20 Korrik, 2026

Simón fiton Dorezën e Artë dhe ia jep meritat mbrojtjes: “Ma bënë gjithçka më të lehtë”

20 Korrik, 2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detaje: Oficeri ndoqi autorin

20 Korrik, 2026

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa, banori shpëton turisten 10-vjeçare

20 Korrik, 2026

Argjentina rrezikon hetim dhe dënime pas incidenteve në finalen e Botërorit

20 Korrik, 2026

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit shkollor

20 Korrik, 2026

Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët

20 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.