• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Tuchel në qendër të stuhisë pas eliminimit të Anglisë, hija e Guardiolës rikthehet mbi pankinë

18 Korrik, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Thomas Tuchel ka përmbysur ekuilibrat te Anglia pas eliminimit dramatik nga Argjentina në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Humbja 2-1 ka lënë pas shumë zemërim, jo vetëm te tifozët, por edhe te ish-lojtarët dhe analistët anglezë, të cilët kanë kritikuar ashpër zgjedhjet e trajnerit gjerman.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tuchel pranoi hapur se as lojtarët e Anglisë dhe as ata të Francës nuk duan ta luajnë ndeshjen për vendin e tretë, pas zhgënjimit të madh në gjysmëfinale.

“Asnjë nga lojtarët tanë, dhe asnjë nga lojtarët e Francës, nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje”, deklaroi ai për sfidën që do të zhvillohet në Miami.

Lexo edhe:

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

Pse Flick nuk e donte De Jong kapiten të parë? Zbulohet arsyeja që acaroi trajnerin e Barcelonës

Por problemi më i madh për Tuchel nuk është ndeshja e vendit të tretë. Sipas mediave angleze, vendimet e tij në fundin e sfidës ndaj Argjentinës lanë të habitur edhe vetë lojtarët e Anglisë. The Telegraph raporton se ndryshimet mbrojtëse, me aktivizimin e Ezri Konsa, Dan Burn dhe Nico O’Reilly për të ruajtur avantazhin 1-0, nuk u kuptuan nga një pjesë e skuadrës.

Edhe kampi argjentinas u surprizua nga qasja e Tuchel. Sipas The Independent, Argjentina kishte pritur që Anglia të fuste në lojë lojtarë të shpejtë si Saka dhe Madueke për të goditur në kundërsulm, por kur kjo nuk ndodhi, skuadra e Lionel Scalonit u shty edhe më përpara.

Statistikat e bëjnë edhe më të fortë kritikën ndaj trajnerit. Nga goli i Anthony Gordon në minutën e 55-të deri te goli vendimtar i Argjentinës në minutën e 92-të, Anglia pati vetëm 12% mbajtje topi dhe realizoi vetëm tre pasime të sakta. Një shifër që ka shtuar edhe më shumë debatin për mënyrën se si Tuchel e menaxhoi avantazhin.

Ish-yje si Jamie Carragher, Wayne Rooney, Gary Lineker, Michael Owen dhe të tjerë kanë qenë shumë kritikë, ndërsa disa zëra kanë kërkuar edhe shkarkimin e tij. Chris Sutton e cilësoi menaxhimin e ndeshjes si “katastrofë taktike”.

Kritikat nuk kanë ardhur vetëm nga Anglia. Edhe Thomas Müller reagoi në rrjetet sociale, duke u shprehur i habitur nga mënyra se si Anglia e luajti pjesën e fundit të ndeshjes.

“Nuk mund ta kuptoj si Anglia e menaxhoi këtë ndeshje pasi ishte në avantazh. Nuk e kuptoj si lejuan Argjentinën të krosonte vazhdimisht nga pozicione perfekte”, shkroi Müller.

Megjithatë, pavarësisht presionit, Tuchel pritet të vazhdojë në krye të Anglisë. Ai ka kontratë deri në Europian dhe vetë trajneri ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë.

“Kam kontratë deri në Europianin që do të luhet në shtëpi dhe mezi e pres”, tha Tuchel pas eliminimit.

Sipas The Athletic, kontrata e tij përmbante klauzola që mund të lejonin ndarjen mes palëve nëse Anglia eliminohej para çerekfinaleve. Por duke qenë se “Tre Luanët” arritën deri në gjysmëfinale, këto klauzola nuk aktivizohen.

Megjithatë, hija e Pep Guardiolës është rikthyer. The Athletic raporton se FA kishte pasur një marrëveshje verbale me Guardiolën deri në vitin 2024, përpara se ai të vendoste të rinovonte me Manchester City. Tani që trajneri spanjoll është i lirë pas largimit nga City, emri i tij mund të rikthehet sërish në qendër të diskutimeve.

Për momentin, Tuchel mbetet trajneri i Anglisë, por mënyra e eliminimit nga Argjentina e ka vendosur në një pozitë delikate. Një tjetër paraqitje e dobët ndaj Francës në ndeshjen për vendin e tretë mund ta bëjë emrin e Guardiolës të dëgjohet edhe më fort rreth pankinës së “Tre Luanëve”.

Tags: angliKupa e Botëspep guardiolaThomas Tuchel

Nga Kategoria

Sporti

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026
Sporti

Pse Flick nuk e donte De Jong kapiten të parë? Zbulohet arsyeja që acaroi trajnerin e Barcelonës

6 Shtator, 2026
Sporti

Everton ndal Manchester Unitedin në shtesë, barazim dramatik 2-2 në Goodison Park

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026

Pse Flick nuk e donte De Jong kapiten të parë? Zbulohet arsyeja që acaroi trajnerin e Barcelonës

6 Shtator, 2026

Everton ndal Manchester Unitedin në shtesë, barazim dramatik 2-2 në Goodison Park

6 Shtator, 2026

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

6 Shtator, 2026

Irani kërcënon me përgjigje më të ashpër ndaj SHBA-së, ndërsa konflikti rrezikon furnizimet globale me naftë

6 Shtator, 2026

Cilat janë shenjat që mashtrojnë më shumë dhe kush nuk tradhton kurrë

6 Shtator, 2026

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, rrezikohen banesat e zonës

6 Shtator, 2026

Gjermania krijon “mburojë” kundër sabotazhit rus: Njësi anti-drone dhe “Cyberdome”

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.