Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës me dëmtime në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit.
Nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka ndodhur mes 18-vjeçarit dhe njerkut të tij, i cili më pas dyshohet se e ka goditur me thikë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, 37-vjeçarit Niko Baka.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në konfliktin mes tyre.











