• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 14 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rama nga Brukseli: Ligji për investimet strategjike do shfuqizohet, për zonat e mbrojtura jo

14 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Bota, Ekstra, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, është shprehur ditën e sotme gjatë konferencës së 9-të ndërqeveritare me BE-në se ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama theksoi se në bashëpunim me Komisionin Europian po hartohet një ligj i ri.

“Edhe diçka tjetër sepse dua të sigurohem që nuk ka një tjetër keqinterpretim të formulimit. Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike që është diçka për të cilin kemi disa kohë për të cilin kemi rënë dakord sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë ngushtësisht edhe me Komisionin për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj.

Lexo edhe:

Shpërthime në ishujt strategjikë të Iranit, vijon përshkallëzimi me SHBA-në

Spanja kalon në avantazh, i shënon Francës me penallti

Kur bëhet fjalë për ligjin tjetër, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që ka kërkuar këtë, por na duhet të trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe të ndryshojmë brenda këtij ligji, gjithçka që nuk është në pajtim me standardet europiane sepse shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet dhe anulohet, ndërkohë që ligji për zonat e mbrojtura, është një nga ligjet më të mira që kemi.

Është një ligj për të cilin kemi punuar shumë fort për ta hartuar. Ligji i parë në vend për zonat e mbrojtura sepse nuk kishim një të tillë më parë, ashtu siç nuk kishim shumë gjëra të tjera më parë dhe na duhet të trajtojmë pjesë specifike të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë më standardet e Bashkimit Europian dhe edhe për këtë, ndërkohë që flasim, po punojmë me Komisionin, por shfuqizim nuk është një fjalë që e marrim si fjalë për të qenë në përputhje. Nuk është shfuqizim.

Është miratim 100% në përputhje me standardet europiane. Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, janë dy gjëra të ndryshme, thjesht sa për mos humbur në përkthim, siç ndodh”, tha Rama

Kujtojmë se gjatë konferencës së sotme u zyrtarizua mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25 Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26, Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31, Marrëdhëniet me Jashtë.

Nga Kategoria

Bota

Shpërthime në ishujt strategjikë të Iranit, vijon përshkallëzimi me SHBA-në

14 Korrik, 2026
Bota

Spanja kalon në avantazh, i shënon Francës me penallti

14 Korrik, 2026
Aktualitet

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut

14 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama nga Brukseli: Ligji për investimet strategjike do shfuqizohet, për zonat e mbrojtura jo

14 Korrik, 2026

Shpërthime në ishujt strategjikë të Iranit, vijon përshkallëzimi me SHBA-në

14 Korrik, 2026

Spanja kalon në avantazh, i shënon Francës me penallti

14 Korrik, 2026

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut

14 Korrik, 2026

Komisionerja Marta Kos flet për protestat në Shqipëri: Demokratike, të anulohen ligjet

14 Korrik, 2026

Mbyllja e tri kapitujve, Kos: Do jem krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026

Mbyllja e tre grup kapitujve të negociatave, Rama: Gur kilometrik në rrugën drejt BE

14 Korrik, 2026

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.