• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 14 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten

14 Korrik, 2026
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se vendimi për nisjen e Dialogut Strategjik mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara është një nga zhvillimet më të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve në vitet e fundit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai tha se seanca e parë e këtij dialogu do të mbahet të premten, më 17 korrik.

“Në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, kjo është hera e parë që Serbia dhe Shtetet e Bashkuara i ngrenë raportet e tyre në nivelin e partneritetit strategjik”, tha Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Lexo edhe:

GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vrasjen e Renis Dobrës!

Berisha: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet, narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh!

Sipas tij, vendimi i administratës së presidentit Donald Trump përbën një sinjal të fortë politik, jo vetëm për Serbinë dhe institucionet e saj, por edhe për opinionin publik dhe institucionet shtetërore në Shtetet e Bashkuara.

Ai vlerësoi se nisja e Dialogut Strategjik është rezultat i shumë viteve të punës diplomatike.

“Kjo është diçka për të cilën kemi punuar për shumë vite dhe, në aspektin profesional, përbën një nga arritjet më serioze për të gjithë diplomatët tanë që janë angazhuar”, tha Gjuriq.

Në janar të këtij viti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se një nga kërkesat e paraqitura nga SHBA-ja për fillimin e Dialogut Strategjik me Serbinë, lidhet me sektorin e energjisë.

Serbia, ndërkohë, pranoi bashkëpunimin me SHBA-në për gazin e lëngshëm natyror dhe diversifikimin e furnizimit me gaz.

Gjuriq e falënderoi Vuçiç, për, siç tha, mbështetjen ndaj këtij procesi.

“Presidenti Vuçiç i ka mbështetur prej vitesh përpjekjet tona për t’i përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe jam shumë i lumtur që sot mund ta bëj publik këtë lajm”, tha Gjuriq.

Ministri serb njoftoi se, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë në Uashington, ku të enjten do të marrë pjesë në një samit, ndërsa të premten do të mbahet sesioni i parë i Dialogut Strategjik.

“Ajo që do të ndodhë të premten përbën vërtet një moment historik diplomatik dhe politik në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së”, theksoi Gjuriq.

Sipas tij, ky proces do të ketë ndikim pozitiv edhe në bashkëpunimin ekonomik, në pozitën ndërkombëtare të Serbisë dhe në jetën e qytetarëve.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Maqedonia e Veriut ka nisur procesin e Dialogut Strategjik me SHBA-në në vitin 2022.

Në shtator të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një afat të pacaktuar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, duke shprehur shqetësim për veprimet e Qeverisë në detyrë.

Pa specifikuar se cilave veprime u referohej, Ambasada amerikane në Prishtinë tha atëkohë se ato kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”, duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të bashkëpunuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta.

Në atë kohë, në opinion qarkulluan pretendime se vendimi lidhej me ndërhyrjen e supozuar të Qeverisë në punën e Gjykatës Kushtetuese.

Aktualisht, Kosova përballet me thirrje nga Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar projekteve amerikane për gazin e lëngshëm natyror (LNG) në Ballkanin Perëndimor.

Prishtina nuk e ka kundërshtuar gazin amerikan, por ka propozuar një qasje tjetër, duke kërkuar mbështetje për gazifikimin e qymyrit.

Nuk dihet nëse çështja e energjisë është kusht për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën./rel

Nga Kategoria

Aktualitet

GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vrasjen e Renis Dobrës!

14 Korrik, 2026
Aktualitet

Berisha: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet, narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh!

14 Korrik, 2026
Lajme

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi

14 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten

14 Korrik, 2026

GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vrasjen e Renis Dobrës!

14 Korrik, 2026

Berisha: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet, narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh!

14 Korrik, 2026

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi

14 Korrik, 2026

PSG siguron përforcimin e parë, Lucas Digne rikthehet në Paris

14 Korrik, 2026

Barcelona përgatit ofertë të re për Julián Álvarez, synon ta mbyllë marrëveshjen brenda muajit

14 Korrik, 2026

Lula kritikon Brazilin pas eliminimit: “U kthye vetëm një lojtar, çfarë turpi”

14 Korrik, 2026

Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave

14 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.