• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Akuzohet për pastrim parash, SPAK kërkon 7.6 vite burg për mamanë e Monika Kryemadhit: Të sekuestrohet edhe vila te “Kodra e Diellit” (PRETENCA PËR TË TJERËT)

13 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të hënë pretencën për zonjën Fatime Kryemadhi dhe disa nga personat e tjerë, të akuzuar në dosjen e ndarë ku përfshihen edhe Ilir Meta e Monika Kryemadhi, raporton newsbomb.al. Bëhet fjalë për Piro Xhixhon dhe Ema Çokun.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nëna e politikanes Monika Kryemadhi dhe tashmë ish-vjehrra e Ilir Metës, akuzohet për veprën penale “Pastrim i parave” dhe SPAK kërkon që Fatime Kryemadhi të dënohet me 7 vite e 6 muaj burg.

Megjithatë, organi i akuzës ka lënë të hapur mundësinë që me gjykim të shkurtuar, 1/3 e dënimit të reduktohet dhe të zbresë në 5 vite burg. Për shkak të moshës, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të konvertohet në 5 vite shërbim prove.

Lexo edhe:

7 të lënduar në spital, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë

Policia zbardh detajet e para të vrasjes në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua brenda makinës

Prokurorët që përfaqësojnë akuzën, kanë kërkuar gjithashtu në pretencë që zonjës Fatime Kryemadhi t’i sekuestrohet edhe vila që ajo ka në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë. Ajo e ka justifikuar me burime të ligjshme vlerën e vilës, por sipas SPAK, vlera është ekuivalente e shumës që dyshohet se nëna e Monikës ka pastruar.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që edhe babai i politikanes Erisa Xhixho, shtetasi Piro Xhixho, dukur funksionarë i lartë i shtetit, të shpallet fajtor dhe të dënohet me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Gjykatës së Posaçme i është kërkuar që në rast se shtetasi Piro Xhixho shpallet fajtor, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi të zbresë në 3 vite burg. Sipas SPAK, nisur nga mosha dhe fakti që Xhixho si kryetar i AKEP nuk ka pasur përfitime personale, dënimi me burg duhet të konvertohet në shërbim prove.

Shtetësja tjetër Ema Çoku, akuzohet nga prokuroria për veprën penale “Pastrim i parave” kryer në bashkëpunim, ndaj SPAK i është drejtuar togave të zeza me kërkesën që ajo të dënohet me 7 vite burg, raporton newsbomb.al.

Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Prokuroria e Posaçme thotë se dënimi për Ema Çokun duhet të ulet në 4 vite e 8 muaj. Prokurorët kanë theksuar se duke marrë parasysh rrethanat e tjera, GJKKO duhet të bëjë pezullimin e dënimit dhe të vihet në provë për 5 vite.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Gjykata e Posaçme do të pranojë pretencën e Prokurorisë së Posaçme, ama në çdo rast togat e zeza nuk mund të japin një dënim më të lartë nga sa ka kërkuar organi i akuzës në konkluzionet përfundimtare, sipas Kodit të Procedurës Penale.

Tags: burgMAMAJA Monika KryemadhiMonika kryemadhispak

Nga Kategoria

Aktualitet

7 të lënduar në spital, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë

20 Tetor, 2026
Aktualitet

Policia zbardh detajet e para të vrasjes në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua brenda makinës

20 Tetor, 2026
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ekipet italiane kthehen te fitorja, Napoli dhe Roma triumfojnë në Champions League

20 Tetor, 2026

Manchester City rikthehet te fitorja në Champions, Foden shpërthen me tripletë dhe Pilios shënon për AEK-un

20 Tetor, 2026

Liverpool përmbys Villarrealin në “Anfield” dhe fiton 4-3

20 Tetor, 2026

PSG i jep Barcelonës humbjen e parë të sezonit, fiton 4-2 në “Parc des Princes”

20 Tetor, 2026

7 të lënduar në spital, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë

20 Tetor, 2026

Policia zbardh detajet e para të vrasjes në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua brenda makinës

20 Tetor, 2026

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine

20 Tetor, 2026

Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike, nisin nga nesër në mbështetje të studentëve

20 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.